Halim Kosova dhe Erion Veliaj bashkë në ditëlindjen e Profetit Muhamed, por...

Halim Kosova dhe Erion Veliaj bashkë në ditëlindjen e Profetit Muhamed, por nuk i japin dorën njëri-tjetrit

108
0
Shares

Ka qenë një moment i vështirë ai mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës, të dy të ftuar nga komuniteti musliman neë ditëlindjen e profetit Muhamed. Mungoi shtrëngimi i duarve mes të dyve, por një përshëndetje e shpejtë u vu re mes Halim Kosoves dhe Erion Veliajt në nisje të aktivitetit.
Sikletin për t’i shtrirë doreën i pari rivalit në garën për Tiranen, Erion Veliaj e shmangu kur erdhi disa minuta më herët në ditëlindjen e profetit Muhamed.
Halim Kosova mbërriti i shoqëruar nga Lulzim Basha. Të dy kaluan fare pranë Erion Veliajt, dhe ndërsa Lulzim Basha shmangu kontaktin me kandidatin e socialisteëve, Halim Kosova zgjodhi ta përshëndesë me një xhest të shpejtë.
Takimet në korridorin e ngushtë të pallatit të kongreseve e zgjatën tensionin, por mes socialistëve dhe demokrateve nuk pati asnjë shtrëngim duarsh.
Kreu i komunitetit mysliman Skënder Brucaj ishte kujdesur t’i bënte bashkë të majtët e të djathtët, por u duk qartë që i kishte futur në hall.
Bashkëjetesa fetare nuk i ngjan asaj politike. Aktiviteti kishte filluar, por megjithëse me vonesë, kleriku i krishterë mbërriti pranë atyre mysliman… dhe përshëndetja e tij ishte vetëm për Lulzim Bashën.
Repertori i përzgjedhur nga besimtaret muslimanë zgjati për gati 1 orë e 30 minuta.
Shpëtim ishte një fjaleë me kryetarin apo një bisedë në telefon… Ndonjë foto për qytetarët apo ndonjë selfi me ta… Takuan këdo që i dilte përpara, por bënë sikur nuk e panë njëri-tjetrin, ndonëse urimet më hereët kishin shpërndarë me mesazhe telefonike
… Edhe neë ikje, përshendetja mungoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY