Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se do të ndalojë vallëtaret që performojnë nëpër funeralet e zonave rurale, njofton Ministria e Kulturës e këtij vendi, raporton “Reuters”.
Vallëzimet e tilla sipas këtij njoftimi janë përshkruar si ilegale dhe që e dëmtojnë “moralin shoqëror”.
Mediat shtetërore thonë se paraqitje të tilla të vallëtareve në disa funerale kanë për qëllim që të tërheqin sa më shumë pjesëmarrës derisa familja e tregon edhe pasurinë e saj.
Kjo praktikë konsiderohet si jo e shpeshtë, por që ka tendenca në rritje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/