Lulzim Basha: Raporti i Departamentit të Shtetit konfirmon kauzën e protestës

Lulzim Basha: Raporti i Departamentit të Shtetit konfirmon kauzën e protestës

65
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi sot se raporti për narkotrafikun që publikoi Departamenti i Shtetit të SHBA konfirmon protestën e opozitës e cila po kërkon që paratë e trafikantëve të mos vendosin më se kush e qeveris vendin.

“Sot, të gjithë keni parë raportin e Departamentit të Shtetit, i cili e ka rifutur Shqipërinë në listën e zezë të vendeve që pastrojnë paratë e pista të krimit, i cili e thotë hapur se Shqipëria është vend kryesor i trafikimit të drogës dhe i kultivimit të kanabisit. Raporti i Departamentit të Shtetit e thotë qartë se korrupsioni është galopant, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një dëshmi më shumë e betejës dhe kauzës sonë si opozitë, por është njëkohësisht edhe një thirrje në radhë të parë ndaj shkaktarëve që t’i vënë gishtin kokës dhe në radhë të dytë ndaj qytetarëve që janë ngritur dhe nuk do të ulen deri në fitoren e kësaj kauze.

Segmentet qeveritare të futura në një sërë mediash janë bërë për hall dhe ndonjë media kryekëput qeveritare pasi zbuloi armiqtë e jashtëm në çadrën e opozitës ka zbuluar grup armiqësor edhe në Senatin amerikan. Pra, senatorët që kanë guximin t’i vënë gishtin këtij njeriu që ka ngritur në pushtet krimin dhe bandat e drogës dhe përgjegjës për korrupsionin e thellë qeveritar, mediat e kontrolluara po nga ky na i shpallkan armiq njësoj si para 27 vitesh. Njësoj si para 27 vitesh janë ngritur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i njëjti njeri i cili komprometoi rëndë dhe vuri në rrezik aleancën tonë strategjike me qëndrimet e tij të papërgjegjshme dhe klienteliste duke sulmuar një nga kandidatët në garën që u takonte vetëm shtetasve amerikanë. Kandidat, i cili sot është presidenti i SHBA, presidenti Trump.

Është po ky dhe askush tjetër që me paratë e drogës paguan çapaçulët për të gjetur grupe armiqësore në Senatin amerikan. Nuk është për të qeshur kur njeriu që e bën këtë ka akoma çelësat e këtij vendi, ku ndonëse shpresa që buron natë për natë nga ky shesh po futet në çdo shtëpi, në çdo familje, në zemrat e çdo shqiptari të dëshpëruar, prapë se prapë beteja nuk është përmbyllur ende. Në këtë betejë, ditë për ditë vijnë mesazhet e mbështetjes të miqve të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sado të manipulojnë, sado të dezinformojnë me milionat e drogës u bëj thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në institucionet e Europës të hapin sytë sepse gojët që i dezinformojnë nuk janë thjesht gënjeshtarë, por janë të paguar të drogës dhe narkomafias shqiptare me në krye Edi Ramën. Prapë se prapë nuk e ndalin e nuk do ta ndalin lumin e shpresës që buron nga ky shesh i lirisë, nuk e ndalin e nuk do të ndalin mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi marrë, po marrim e do të marrim nga SHBA dhe BE për kauzën tonë të drejtë, për kauzën tonë legjitime, për kauzën tonë kombëtare, për kauzën tonë europiane, për kauzën tonë amerikane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga krimi, të lira nga droga, të lira nga korrupsioni. Ky vend do të ngrihet në nivelin e përgjegjësive si anëtar i NATO. Shqiptarët e kanë marrë vendimin; shumica nuk do të kthehet mbrapsht, pakica i ka orët e numëruara”, deklaroi Basha. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY