Ahmet Krasniqi, atentati i dështuar në Tropojë tre muaj para vrasjes

Ahmet Krasniqi, atentati i dështuar në Tropojë tre muaj para vrasjes

290
0
Shares

Debati publik mes Kryeministrit të Kosovës, njëherazi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me ish-kreun e SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, ngre edhe njëherë nevojën e zbardhjes së vrasjes në Tiranë të Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës. Klosi duke folur për këtë rast deklaroi se SHIK nuk e ka vrarë atë por se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.
Para vrasjes së tij është tentuar edhe një atentat tjetër në Tropojë, më 20 qershor të atij viti në grykat e liqenit të Fierzës. Ditën e atentatit në repartin e FARK në në Papaj të Tropojës, nëpërmjet Komisariatit të Policisë së Tropojës, Krasniqit i është dërguar një kërkesë, me faks, e qeverisë së Tiranës, që të mbylleshin qendrat stërvitore ushtarake në Vucidol dhe në Papaj. Krasniqi me bashkëpunëtorët e vet e kishte refuzuar këtë kërkesë. Po atë ditë, sapo kishin nisur udhëtimin për në Tiranë, maskat i kishin zënë pritë Ahmet Krasniqit dhe kishin tentuar ta vrisnin.
Disa persona të maskuar që e ndaluan kolonën e veturave të Ahmet Krasniqit në njnë natë pa drita në Tiranë qëlluan mbi të më 21 shtator të vitit 1998, diku afër ish-shtëpisë së Partisë. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për shtypin e kohës se para se të qëllohej mbi Krasniqin, atentatori ka pyetur miqtë e tij “ a është ky…ai i kërkuari ?”. Krasniqi jetonte në Tiranë në një shtëpi me qera e cila ishte në pronësinë e një oficeri të lartë të shërbimit sekret shqiptar, shkruante në atë periudhë gazeta RD.
Oficerë të policisë në Tiranë e kanë çarmatosur Ahmet Krasniqin para se të bëhej atentati mbi të ndërkohë që pak ditë para vrasjes ata i kishin kontrolluar edhe shtëpinë ku banonte duke ia marrë edhe armët.
Krasniqi e kaprejardhjen nga Gllavotini i Vushtrisë në Kosovë. Në lufta me turqit kjo familje ka pasur shtatë tëvrarë, në luftërat me serbë me 4 të vrarë, gjatë periudhës komuniste në Kosovë, tërëfamilja ka qenë e internuar.
Cfarw deklaroi Isa Mustafa: “Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar. Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY