Berisha: Dalja e parave jashtë vendit u rrit me 240%

Berisha: Dalja e parave jashtë vendit u rrit me 240%

63
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha postoi në FB një mesazh me të dhëna financiare dhe ekonomike të ditëve të fundit ku theksohet kriza ekonomike dhe sociale e vendit. Por ajo që është më e rëndë për vendin, lidhet me shifrën që ka publikuar ai për daljen e parave jashtë Shqipërisë.
Ja postimi i tij: Te dashur miq, ekonomia shqiptare po rrokulliset me shpejtesi. Te ardhurat nga doganat keto kater muaj kane rene ne 70% te planit dhe jane 8% me te ulta se vitin kaluar. Te ardhurat nga taksa e konsumatoritn pra TVSH, kane rene me 9%. Nderkohe Rama dhe Gjergji i tij na thone se eshte rritur konsumi. Eksportet nga prodhimet shqiptare kene rene me 32% krahasuar me tremujorin e pare te vitit te kaluar dhe po kaq jane pakesuar vendet e punes ne kete sektor. Dalja e kapitalit monetar nga vendi eshte rritur me 240%. Dificiti i llogarise korente eshte rritur nga 12.4 ne 25.6% pra mbi dyfishuar. Qindra e mijera ndermarrje kane aplikuar per falimentim. Varferia ekstreme (mjerimi) eshte rritur nga 1.3% ne 4.9%, papunesia eshte rritur me 40%, papunesia e te rinjve eshte rritur me 50%. Mbi 20 mije familje u hoqen nga lista ekonomike dhe 32 mije familjeve te tjera ndihma iu zvogelua nga 46 dollare ne 16 dollare.
Ne Shqiperi u prishen 8 mije lokale, klube, kafene, dyqane, shtepi banimi ku merrnin rrogen se paku 16 mije qytetare. Taksat dhe cmimi i energjise kane gooditur rende te varferit e vendit. Ne nje vit, 38 mije shqiptare u arrestuan. Nga shteti policor. Ne te kater anet e vendit po bien sirenat e mjerimit dhe deshprimit me te thelle, çdo dite qindra dhe mijera shqiptare te pashprese, qe nuk sigurojne dot vaktet e dites per vete dhe femijet e tyre, nisen nga toka, ajri dhe deti ne eksodin e kafshates se gojes.
Edi Rama, ne euforine maniakale, iu kendon shqiptareve eposin e krenarise se tij, sivllaut Kokedhima dhe kupoles qe majmet çdo dite. Vendi po ecen me shpejtesi drejt kolapsit. Ju bej thirrje qytetareve, para se kjo qeveri te falimentoje teresisht Shqiperine, le ta largojme ne ate, per te shpetuar veten dhe vendin tone! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY