Gonxhe, nga shpërthimi i digës së liqenit tek partia e Nard Ndokës

Gonxhe, nga shpërthimi i digës së liqenit tek partia e Nard Ndokës

112
0
Shares

Ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës në mandatin e parë të Ramës 2000-2003, Blendi Gonxhe, është përfshirë në listat e PDK për këshillin bashkiak të Tiranës, duke u vendosur në krye të saj.
Prej disa vitesh Gonxhe është kthyer në Shqipëri dhe ka tentuar rikthimin në politikë por pa sukses. Për ta ndihmuar në këtë rrugë ai hapi edhe një gazetë Libertas e cila më pas u mbyll.
Ish-miku i tij Edi Rama nuk e përfshiu në aksionet e veta politike megjithëse për një kohë të gjatë ata kanë pasur miqësi të ngushtë. Gonxhe u shkarkua nga nënkryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2002 pas shpërthimit të digës së liqenit artificial të Tiranës. Atëherë uji përmbyti gjithë Tiranën e re për dy ditë ndërsa qindra shtëpi dhe biznese pësuan dëme të mëdha. Rama ndodhej për një vizitë në Kinë, dhe përmbytja nuk u menaxhua mirë. Pak para zgjedhjeve të ardhshme, Ramës i duhej një justifikim për skandalin e digës dhe pagesa e tij ishte e lartë. Ish-kryetari Rama sakrifikoi për këtë mikun e tij të ngushtë.
Gonxhe u largua për disa vite nga Shqipëria dhe u kthye para zgjedhjeve të vitit 2009. Aktualisht ai merret me biznes kryesisht në fushën e transportit.
Pak ditë më parë ai paralajmëroi përfshirjen e tij në strukturat e PDK përmes një postimi në FB. “Përshëndes akordin e PDK-së për koalicionin me PS-në. Votat e tërë demokristianëve të bashkuar do jenë një vlerë e shtuar. Bashkimi bën fuqinë. PS-ja historikisht ka patur veshtirësi në veri dhe këto lëvizje e ndihmojnë. Nga ana tjetër PDK-ja nëse renditet e 4-ta apo e 5-ta brenda koalicionit maksimalizon nga formula e kodit zgjedhor aktual në çdo zonë sepse ky koalicion ka shumë pjesmarrës (40 parti). Në parim simpatizoj partitë që kryesojnë koalicione të gjera, që nuk kufizohen e nuk mbyllen. Ky sistem zgjedhor avantazhon këtë gjë. Një koalicion i gjerë rrit përfshirjen dhe rezultatin,” – shkruan Gonxhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY