Grykësit psiqikë, shëndetligët e të alkoolizuarit, si ndahen të dhjamosurit

Grykësit psiqikë, shëndetligët e të alkoolizuarit, si ndahen të dhjamosurit

85
0
Shares

Qasja ndaj trajtimit të obezitetit tek të gjithë njësoj nuk funksionon sepse personat obezë klasifikohen në 6 grupe. Kërkuesit shkencor të Universitet të Sheffield në Angli kanë publikuar së fundmi rezultatet e studimit të tyre në gazetën zyrtare të Shëndetit Publik, në të cilin theksojnë se krijimi i një strategjie për secilin nga grupet do të mundësojë që shpenzimet e përdoruar në zgjidhjen e problemeve më peshën të jenë më efektive. Kërkuesit kanë parë të dhënat e dala nga studimi mbi shëndetin e banorëve të Jorkshirit, në të cilin u përfshinë 4 144 obeze , Indeksi Trupor (IBM) i të cilëve ishte 30 e lart.
Ata gjetën që njerëzit e dhjamosur mund të ndahen në :

  1. Burrat e rinj përdorues të tepruar të pijeve alkolike
  2. Njerzit e moshës së mesme që nuk janë të lumtur dhe kanë ankth
  3. Njerëzit e vjetër që janë të lumtur edhe pse kanë problem me zemrën
  4. Femrat e reja të shëndetshme
  5. Të vjetrit e rritur në mënyrë të shëndetshëm por në begati
  6. Njerëzit me shëndet të pakët.

Mjekët duhet të njohin ndryshimet midis njerëzve përpara se ti ndihmojnë ata të humbin peshë

Politikat e zbatuara deri tani për trajtimin e obezitetit inkurajojnë një jetë të shëndetshme por pa marrë parasysh ndryshimet mes tipave të caktuara. Kërkimet kanë treguar se jo të gjithë i përgjigjen njësoj trajtimeve kundër obezitetit ndaj duhen ndjekur politika të ndryshme për secilin nga tragetet e njerëzve të shëndoshë. Studimi i fundit mund t’i ndihmojë doktorët që mbajnë parasysh 6 grupet e pacientëve të shëndoshë kur të ofrojnë këshillat e tyre për trajtim.

Ndihma
Studimi i publikuar së fundmi tregon se mesazhet për të ndërprerë konsumimin e alkoolit do të ndihmojnë trajtimin e obezitetin tek të rinjtë të cilët e keqpërdorin atë. Birra, vera , dhe pijet e forta të gjitha përmbajnë alkool. Konsumi i përditshmen i tyre në sasi të larta sjell shëndoshje të personave. Reduktimi i tyre vetëm fundjavave ose të shpërndara në sasi të pakët ( një gotë vere ne ditë) mund të reduktojnë në mënyrë të dobishme peshën e tyre si dhe të anashkalojë problemet e tjera shëndetësore. Për njerëzit e moshës së mesme të cilat janë të palumtur dhe në ankth , ushtrimet dhe këshillat mund t’i ndihmojë ata të reduktojë këto gjendje emocionale. Kuptohet që në këto raste mjekimi dietik do të ishte i pamjaftueshëm sepse ata vuajnë nga ajo që specialisitët e quajnë dhjamosja me natyre nervore, e cila i shpie ata në grykësi. Ata që kanë pak shëndet duhet t’ia nisin me hapa të ngadaltë të ecin sepse ndoshta nisja e një programi ushtrimesh nuk do të ishte opsioni më i mirë. Për shumë adult IMB mes 30 to 39.9 i bën ata të dhjamosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY