Halit Matoshi: Kryeministër mos u bëj “qyqan”, shpalle Fatos Klosin “Persona Non...

Halit Matoshi: Kryeministër mos u bëj “qyqan”, shpalle Fatos Klosin “Persona Non Grata” në Republikën e Kosovës

127
0
Shares

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar ndaj deklaratave të Fatos Klosit, ish-shefit të SHIK-ut gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Matoshi ka sugjeruar Kryeministrin Isa Mustafa që Fatos Klosi të shpallet “persona non grata” në Kosovë.

Mesazhi i plotë i Halit Matoshit në “Facebook”


“Kryeministër mos u ba qyqan: Klosi duhet të shpallet ‘Persona Non Grata’ në Republikën e Kosovës…”
“FARKU, ushtria e qeverisë së Bukoshit ku bënte pjesë dhe zotëria ishte një ushtri me oficerë shqiptarë që kishin mbaruar akademitë ushtarake në Serbi, Jugosllavi, mbase në Kroaci dhe dinin të flisnin më mirë serbisht sesa shqip. Madje një pjesë e madhe e tyre ishin martuar me gra serbe. Ata do ta bënin luftën?! Është vetëm një betejë që përfundoi me shumë turp për shqiptarët,beteja e Kosharës. Një brigadë e kësaj ushtrie u shpartallua dhe hodhën armët hodhën flamurët. Serbët e regjistruan dhe e dhanë në televizionet e tyre”.
E tash, Ish-Kryeministri Bukoshi, Kryeministri aktual kosovar Mustafa, historianët, komandantët e (poshtnuem) t’Koshares; ata që e madhëruen betejën e Agim Ramadanit e Sali Cekajt, duhet ta padisin Klosin për shpifje e “munafiki”, për racizëm dhe përdhosje të vdekurish; dhe ta nxjerrin para drejtësië; Qeveria do tew duhej ta shpall Klosin ‘Persona Non Grata’ në Republikën e Kosovës – ose duhet ta pranojnë turpin!!!
Nëse ky vend asht shtet dhe ka pushtet!?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY