Basha vijon prezantimin e kandidatëve: Edi Rama kryeministri turist i një populli...

Basha vijon prezantimin e kandidatëve: Edi Rama kryeministri turist i një populli refugjat

86
0
Shares

Pas prezantimit në Gjirokastër të kandidatit demokrat për bashkinë e këtij qyteti, Igli Kokalari, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me prezantimet e kandidatëve për kryetarë bashkie në Delvinë zotin Dhurim Alinani, Konispol zotin Malo Myrtaj, në Sarandë zotin Kreshnik Bozho dhe në Libohovë Altin Çomo.
Situata e rëndë ekonomike ka qenë në qendër të shqetësimeve që banorët i shprehën kreytarit të PD-së. Si pasojë e papunësisë pasigurisë dhe pamundësisë për të përballuar jetën e përditshme, qytetarët kanë drejtuar sytë tek emigrimi.
“Një brengë tjetër, një brengë e vjetër që na rikthehet si një dramë e re, ajo e ikjes, e ikjes së familjeve të tëra në kërkim të shanseve për një jetë që nuk e gjejnë këtu. Në këto dy vite kanë humbur çdo shpresë, kanë humbur shpresën tek e sotmja dhe ç’është më e keqja, kanë humbur shpresën tek e nesërmja”, u shpreh Basha.
Më tej kreu u PD-së, u ndal te premtimet e pa mbajtura të kryeministrit, ndërsa vetë Edi Rama, sillet si turist çdo fundjavë rrugëve të Europës.
“Zbarkoi me premtime të mëdha, aluçilante, për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për rend e siguri, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të karburantit, për subvencione në bujqësi e në peshkim,  për uljen e taksave për 97 për qind të shqiptarëve, e kur tha 97 për qind të shqiptarëve  le t’i shohim ato duar të ngrihen, atyre që u është ulur taksa në këto dy vite ose të atyre që janë futur në punë këto dy vite, ose të atyre që paguajnë më pak faturën e energjisë se sa një vit apo dy vite më parë , spo ngrihen duar se s’ka sit ë ngrihen se e vërteta është krejt ndryshe,  dhe dhemb në çdo zemër, në çdo familje, në çdo vatër, në çdo qytet, por as për dhimbje nuk duan t’ja dinë! Nërsa qytetarët si pasojë e keqeverisjes së Rama-Metës kanë marrë rrugët e emigrimit, kryeministri tha, zoti Basha, sillet si turist çdo fundjavë rrugëve të Europës. Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat për te cilin as nuk do t’ia dijë. Si mendoni ju se do të hapin vende pune, duke ju rritur taksat e duke blerë palma, duke ju rritur çmimin e energjisë e duke ndërtuar kulla korrupsioni, duke ju shembur të pamundurve djersën dhe gjakun e duke i lartësuar sarajet e tyre nga Surreli në Qiparo”.
Për Bashën, 21 qershori, është dita e gjykimit të madh për keqqeverisjen dhe dita kur shqiptarët me votën e tyre do t’i kthejnë shpresën qytetarëve të këtij vendi.
“Më 21 qershor vëllezër dhe motra, në radhë të parë e mbi të gjitha do të keni në dorë një instrument shumë të fuqishëm, të gjykimit me votë ,  të keqqeverisjes së këtyre 2 viteve, të politikës se  lakut në fyt për shumicën e luksit për pakicën. Vota juaj duhet të jetë vota për projektin, rrugën, shpresën, që të hap vende pune, të krijojë mirëqenie e të rikthjë lekun në duart e qytetarëve e jo  në xhepat e qeveritarëve. Që mos ta kemi më alternativën e ikjes të vetmen alternativë, por të nisni të ndërtoni pa asnjë pengesë të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj në vendin tuaj”, përfundoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY