Eurostat: Shqipëria me pagën më të vogël në Europë

Eurostat: Shqipëria me pagën më të vogël në Europë

59
0
Shares

Shqipëria është vendi me pagën më të ulët në Europë.
Nga vlerësimet e fundit të bëra nga Eurostat, paga minimale në vendin tonë nuk i arrin 157 euro në muaj. Ky nivel pagese, e rendit të fundit Shqipërinë edhe mes vendeve të Ballkanit. Sipas Eurostat, paga minimale në Maqedoni është 45 euro më e lartë se tek ne, në Serbi i kalon 235 euro, dhe në Mal të Zi është gati i dyfishi i pagës minimale shqiptare. Punonjësit në Mal të Zi marrin minimalisht 288 euro në muaj.
Të dhënat e fundit të Eurostat, vënë në dukje se rritja e pagës minimale në Shqipëri është pothuajse e padukshme. Ajo u rrit me vetëm 0.07 euro këtë vit krahasuar me vitin 2014, për të arritur në 156.99 euro. 
Kjo vlerë të ardhurash është e pakrahasueshme me vende si Britania e madhe, Holanda apo Luksemburg, ku të ardhurat mujore për një të punësuar janë minimalisht 1923 euro.
Paga minimale në Shqipëri, mund të shihet me interes nga investitorët për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës. Aktualisht, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, ka hapur numrin më të madh të vendeve të punës, me këtë nivel pagash. Ekonomonistët prej kohësh kërkojnë që të mos jetë paga e ulët një avantazh për të tërhequr investimet. Paga 156 euro sipas tyre, nuk përkon me çmimet për shpenzimet bazë, e rrjedhimisht nuk siguron kushtet e jetesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY