Grabitja e parave të bankës, lojë me shumën e grabitjes

Grabitja e parave të bankës, lojë me shumën e grabitjes

63
0
Shares

Burime jozyrtare kanë hedhur në media lajmin se shuma e grabitur është 500 mijë lekë. Kjo shumë është më e vogël se kosto e aksionit. Pasi grabitësit kanë djegur makinë “e punës” si dhe shpenzime të tjera që kalojnë shumën e deklaruar të grabitjes. Është bërë zakon që të ulet shuma e grabitjes sa herë bëhet fjalë për banka dhe kompani të sigurisë private. Policia duhet të bëjë transparencën e vjedhjes, gjë që nuk e pengon atë të kapë grupin kriminal.
Edhe në vjedhje të tjera si atë afër stacionit të trenit, shuma e deklaruar ishte gati gjashtë herë më e vogël se ajo që ishte grabitur.
Grabitet me armë e makinës  së “Security Octapus” e cila transportonte një sasi parash të një biznesi privat ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore saj.
Makina me paratë është sulmuar nga një automjet tjetër me të cilin lëviznin tre persona të maskuar, të cilët kanë hapur zjarr dhe i kanë prerë rrugën makinës “Security Octapus”, duke e detyruar të ndalet.
Autorët lëviznin me një mjet me targa AA 862 KK të cilit i është vënë flaka rreth 500 metra më tutje.
Ndërkaq, mësohet se dy pjesëtarët e “Security Octapus” mbetën të bllokuar për disa minuta brenda mjetit të tyre, me targa AA 836 JH.
Makina e “Security Octapus” po i transportonte paratë drejt bankës, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Nga të dhënat e para, policia beson se grabitësit kanë pasur dijeni për lëvizjet e autorëve. Po sipas të njëjtave burime, ata kanë grabitur një sasi të madhe parash. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY