Pas të drejtës së fituar nga Gjykata Kushtetuese, Elvis Çefa kërkon rikthimin...

Pas të drejtës së fituar nga Gjykata Kushtetuese, Elvis Çefa kërkon rikthimin si nënkryetar i KLD-së

99
0
Shares

Gjashtë muaj pasi u shkarkua me votat e mazhorancës, së bashku me anëtarin e KLD-së Lulzim Lelçaj, Elvis Çefa këmbëngul te rikthimi në detyrë si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Shkak është bërë edhe zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin shfuqizohet si antikushtetues neni 4 i këtij ligji, në referim të të cilit u shkarkuan Çefa dhe Lelçaj.
Është Gjykata Administrative, ajo që pritet të hapë letrat për shkarkimin e të dyve nga Kuvendi, duke qenë se, pas padisë së tyre, kjo gjykatë e pezulloi gjykimin deri sa të shprehej Kushtetuesja.
“Mundësia e rregullimit të pasojave do të varet nga një qëndrim politik, përtej gjykatës, i mazhorancës. Nëse mazhoranca politike dëshiron me të vërtetë të kthejë ligjshmërinë, atëherë asaj i ngelet që të na rikthejë në detyrë, mua dhe zotin Lelçaj. Në rast të kundërt, sigurisht që zgjidhja e pasojave do të degradojë vetëm në efekte financiare, çka normalisht nuk e eliminon shkeljen e Kushtetutës në këtë rast”, tha Elvis Çefa, ish zëvendëskryetar i KLD.
Por ndërsa Çefa i ka sytë nga gjykata, nuk dihet ende sesi do të zgjidhet përtej aspektit gjyqësor kjo çështje, duke qenë se Kuvendi ka dërguar në Këshill dy përfaqësues të tjerë, e përkatësisht Albana Shtyllën e Vangjel Kostën.
Prej muajsh posti i zëvendëskryetarit në KLD vijon të jetë bosh, çka solli që kompetencat e tij t’i ushtronte Presidenti, në rolin e kryetarit të KLD-së.
“Janë anëtarë të zgjedhur nga kjo mazhorancë. Po i bëhet Presidentit të Republikës nga ministri i Drejtësisë një presion i padrejtë në opinionin tim, për të zgjedhur sa më shpejt zëvendëskryetarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra duket qartë që synimi i mazhorancës për të kontrolluar politikisht KLD-në, e nëpërmjet tij edhe sistemin gjyqësor, vazhdojnë të jenë konseguente”, tha më tej Elvis Çefa.
Ligji për KLD-në u dërgua së pari në Kushtetuese nga grupi parlamentar i PD, ndërkohë që ndryshimet në të janë goditur edhe nga vetë KLD-ja, me një padi të dytë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY