Çështja “Doshi”, Petrit Çinari padit në Gjykatën e Lartë Petrit Vasilin, i...

Çështja “Doshi”, Petrit Çinari padit në Gjykatën e Lartë Petrit Vasilin, i kërkon 150 mijë euro dëmshpërblim

91
0
Shares

Ish-ushtaraku Petrit Çinari ka paditur në Gjykatën e Lartë deputetin e LSI-së Petrit Vasili. Padia për shpifje, është depozituar pas deklaratave që kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili bërë më 11 mars të këtij viti. Sipas këtyre deklaratave, Vasili u shpreh se gruaja e Çinarit mori apartament nga Tom Doshi dhe se ky apartament iu fal që të ish-ushtaraku të kallëzonte Ilir Metën.
Ndërkohë vetë Çinari ka deklaruar se shtëpinë nuk ia ka blerë deputetit socialist, Tom Doshi pasi ka biznese. Petrit Çinari pati deklaruar se familjarë të Metës e kishin paguar për të vrarë Doshin. Ndërkaq deputeti Vasili tha se, “Çinari përveçse një person me probleme psikike ka marrë një apartament dhuratë nëpërmjet gruas së tij nga Tom Doshi në muajin gusht të vitit 2014″.
Në kallëzimin e gruas së Petrit Çinarit thuhet se “në 5 gusht 2014 kam blerë një apartament përpara noteres nga dy përfaqësuesit e shitjes të cilët ishin autorizuar me prokurë të posaçme për të përfaqësuar dhe për të kryer veprime juridike të shitjes për pronarët e kompanisë Vega shpk dhe Tom Doshi. Rezulton se kjo kontratë shit­ blerje nuk është firmosur para noterit nga dy ish pronarët Vega shpk dhe Tom Doshi, por nga dy përfaqësues të shitjes…”.
Teksa pranon faktin se ka blerë apartamentin nga kompania e Tom Doshit, gruaja e Petrit Çinarit thotë se kjo nuk ka asnjë lidhje me një dëshmi të vetë Çinarit në gjykatë për këtë çështje. Për këtë arsye ajo i kërkon Petrit Vasilit një shumë prej 150 mijë euro, të cilat sipas Alma Çinarit janë dëmi shëndetësoi që ai i shkaktoi pas akuzave që i bëri publikisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY