Basha prezanton kandidatët në Gramsh, Cërrik, Belsh e Peqin: Varfëria ka pushtuar...

Basha prezanton kandidatët në Gramsh, Cërrik, Belsh e Peqin: Varfëria ka pushtuar çdo familje, qeveritarët tallen me bukën e fëmijëve

63
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot kandidatët për kryebashkiakë në Gramsh Kodhel Çala, në Cërrik  Qamil Boja, në Belsh Asqeri Kuqja dhe në Peqin Albert Kreçi.
Shqipëria tha Basha, ka dy vjet që ecën në rrugën e gabuar. 
“Mjerimi dhe varfëria kanë pushtuar çdo familje, ndërsa qeveritarët tallen me bukën e fëmijëve të shqiptarëve. Mazhoranca është zhytur në korrupsion duke kërkuar ryshfete edhe për një vend pune si pastruese”, u shpreh Basha.
“Kam takuar sot, sikundër dje dhe ditët e kaluara, nëna kryefamiljare që qanin se s’kishin bukë t’u jepnin fëmijëve, që mbanin me ujë me sheqer foshnjën 10 muajshe, baballarë që hidhnin kokrrën e lotit sepse ministri i mirëqenies personale u ka hequr asistencën për djalin se i ishte prerë vetëm një dorë e i duhej pritur edhe tjetra që të përfitonte asistencën”, vijoi Basha.
Kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë premtim, tha Basha, dhe shembulli më i mirë është energjia elektrike çmimi i së cilës është rritur, ndërsa faturat aforfe janë dy dhe trefishuar. 
Sot kërcënon shqiptarët se do t’u marrë edhe shtëpitë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike.
Basha tha se 21 qershori është ora e llogaridhënies për keqqeverisjen, premtimet e pa mbajtura dhe varfërinë ku e ka zhytur vendin dyshja Rama – Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY