Tatimet dhe Doganat në garë, cila grumbullon më pak të ardhura… Fitojnë...

Tatimet dhe Doganat në garë, cila grumbullon më pak të ardhura… Fitojnë Doganat

44
0
Shares

Pavarësisht se, të ardhurat buxhetore shënuan në total një rritje, 3.6 për qind në tremujorin e parë në krahasim me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë shënuar dobësi të thelë si në raport me planin e këtij viti por edhe me faktin e vitit që shkoi.
Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave të ardhurat nga tatimet dhe doganat shënuan për periudhën janar- mars, një mosrealizim prej 8.6 për qind në krahasim me planin e këtij viti dhe 2 për qind më pak në krahasuar me faktin e një viti më parë. Ministria e Financave i kishte parashikuar këto dobësi në muajt janar dhe shkurt të paktën për tatimet, për shkak të aplikimit të sistemimit të ri on-line duke pritur një rikuperim në muajt e mëvonshëm. Por duket se, edhe marsi solli të njëjtën situatë.

Doganat në rënie të lirë
Dobësitë e shfaqura qysh vitin e shkuar në mbledhjen e të ardhurave doganore arritën kulmin në muajin mars, ku të ardhurat ranë me 32.5 për qind në raport me planin, duke shënuar një rekord në mosrealizimet e njohura deri më tani. Rënia është e madhe edhe krahasuar me faktin e vitit që shkoi. Në muajin mars 2015 doganat grumbulluan 14.7 për qind më pak të ardhura se një vit më parë.
Si tre mujor, të ardhurat shënuan rënie 11.5 për qind në raport me planin e 2015 dhe 6.9 për qind krahasuar me faktin e 2014.
Nga zërat e veçantë rënien më të madhe e kanë të ardhurat nga renta dhe të ardhurat nga akciza. Të ardhurat nga renta shënuan një rënie me 61.1 për qind për shkak rënies së çmimeve të naftës dhe minerale në tregjet ndërkombëtare. Rënia e akcizës në dogana për janar-mars ishte 28 për qind krahasuar me planin dhe 15 për qind, krahasuar me faktin.
Arsyet lidhen me rënien e importeve të mallrave të akcizës. Por shoqata e hidrokarbureve pohon se pavarësisht se, importet e hidrokarbureve kanë rënë , konsumi në vend nuk ka rënë po është rritur për periudhën në fjalë me 5 mijë tonë, pasi ka hyrë në treg nafta e vendit. Doganat mbledhin akcizë si për naftën e vendit ashtu edhe për naftën e importit, ndaj dhe rënia e importeve të naftës nuk justifikon mangësitë në vjeljen e akcizës.
Dobësi janë shfaqur edhe në grumbullimin e TVSH në dogana, ku të ardhurat rezultuan 9 për qind më pak se, fakti i 2014 dhe vetëm 1.7 për qind më shumë se plani i këtij viti.

Tatimet groposen nga TAP
Të ardhurat nga tatimet shënuan rënie me 5.5 për qind në raport me planin e tremujorit të parë, por një rritje 3.7 për qind  me faktin e 2014. Plani u ndikua nga mosrealizim i thellë i Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP), të cilat shënuan rënie 30.3 për qind në raport me planin dhe minus 5 për qind në krahasim me faktin e vitit 2014.
Të ardhurat nga TAP dhe sigurimet shoqërore po hasin dobësi këtë vit. Sektori privat duket se, ka deklaruar paga më të ulëta referencë e për rrjedhojë arkëtimet në buxhet kanë rënë, si për TAP dhe Sigurimet shoqërore. Tatimi fitimi shënoi një rritje të lartë me 22.4 për qind në raport me planin dhe 37.6 për qind krahasuar me një vit më parë. Tejkalimi në këtë masë kanë dhënë suportin më të madhe në totalin e të ardhurave tatimore. Dobësi po shihen edhe në grumbullimin e TVSH.
Gjatë tremujorit të parë tatimet arkëtuan 9.1 për qind më pak se, fakti i 2014 dhe 3.5 për qind më shumë se, plani i këtij viti. Dobësitë vijuan edhe tek taksat nacionale të cilat ishin 12 për qind më të ulëta në raport me planin dhe 5.6 për qind më të ulëta në raport me faktin e vitit 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY