Grida Duma: Inkriminimi im sajesë e trashë, kamerdare që nuk e shpëton...

Grida Duma: Inkriminimi im sajesë e trashë, kamerdare që nuk e shpëton Vangjush Dakon

64
0
Shares

Grida Duma, kandidatja e PD-së për bashkinë e Durrësit, ka reaguar sot ndaj përfshirjes së emrit të saj në një listë prej 7 kandidatësh të PD-së, të përfolur si të inkriminuar.
Për Dumën përfshirja e emrit të saj në këtë listë është një sajesë e trashë, që buron nga paniku i humbjes.
“Kryeministri nxori një ‘sharës me pagesë’ dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë. Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme”, shpreh Duma nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat.
Ajo i konsideron këto shpifje më tej, si kamerdare shpëtimi që hidhen nga Tirana për Vangjush dakon në Durrës, por që sipas saj nuk i shpëton, nga disfata e thellë që i pret.
“E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të Turpëruarit të Vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja. Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon. Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç’i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin. Të hidhen përpjetë sa të duan: I pret një disfatë e thellë dhe e sigurt”, përfundon reagimi i Grida Dumës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY