Kujdes, të mos gabohet që në fillim! Kancelarja Merkel dhe presidenti Donald Trump kishin venndosur me sa duket të theksonin të përbashkëtat, të sheshonin dallimet ose as të mos i përmendnin ato. Kësaj ata i mbetën besnik para shtypit. Kuptohej dukshëm se sa i tensionuar ishte Donald Trump. E kjo nuk të habit. Në Uashington atij nuk po i ecën as politika e emigracionit, as mënyra e veprimit me shërbimet sekrete, as reforma sistemit shëndetësor. Ai nuk donte t’i shtonte këtyre edhe ndonjë dështim me njërën nga lideret më me përvojë të botës. Merkeli, megjithë politikën e saj ndaj refugjatëve, të cilën e refuzojnë shumë amerikanë, gëzon reputacion të lartë në Uashington. Ajo që i impresionon amerikanët është fuqia ekonomike e Gjermanisë.
Trump është presidenti i tretë amerikan, me të cilin ajo zhvillon bisedime për të gjetur një gjuhë të përbashkët. E në takimin e saj të parë kjo nuk ka funksionuar keq. Me një paraqitje sovrane, ajo i preku të gjitha pikat e rëndësishme: vlerat e përbashkëta, konfirmin e mbështetjes për NATO-n, kufijtë e hapur brenda BE, tregtinë e lirë, marrëdhënien më të mirë me Rusinë, por vetëm kur të zgjidhet kriza e Ukrainës. Më mirë është flasim me njëri-tjetrin, se sa për njëri-tjetrin, ishte e vetmja shigjetë e Merkelit. Sigurisht kjo lidhej me kritikën, pjesërisht të paturpshme të kandidatit Trump për Merkelin: Këtë Donald Trump dukej se donte ta harronte, ai ishte i sjellshëm dhe i njerëzishëm.
Fitore të vogla
Të dyja palët i lejuan fitore të vogla njëra-tjetrës: Merkel premtoi edhe njëherë shpenzime më të mëdha për mbrojtjen. Trump konfirmoi pa lënë asnjë dyshim mbështetjen për NATO-n. Megjithatë të dy do t’u mbeten besnik disa qëndrimeve lidhur me tregtinë e lirë. Në konferencën e shtypit, Trump përmendi as nuk e përmendi me ndonjë fjalë tregtinë e lire më Europën. Kancelarja theksoi, se nga një marrëveshje e tillë përfitojnë të dyja palët. Pas dyerve të mbyllura sigurisht ata kanë folur hapur.
Dihen qëndrimet e kancelares: Admirimi i saj për SHBA, besnikëria ndaj NATO-s dhe BE-së, afirmimi i vlerave perëndimore. E është Donald Trump ai që ka mbjellë dyshime me deklaratat e tij politike. Tani atë po e „mbledhin” pak nga pak politikanë me përvojë si Merkel apo kryeministri japonez, Shinzo Abe. Posti e formëson burrin e shtetit e jo ndryshe.
Takimin e parë Trump-Merkel do ta pasojnë të tjerë. Nga kjo vizitë nuk priteshin rezultate. Trump do të piqet në rolin e tij si president i SHBA-së. Angela Merkel mund ta ndihmojë në këtë drejtim, aty ku interesat gjermane e lejojnë. Sepse askush nuk përfiton nga përçarja e perëndimit. Madje as armiqtë e tij.
DW
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/