“Freedom House”: Në Kosovë liria e medieve është përkeqësuar

“Freedom House”: Në Kosovë liria e medieve është përkeqësuar

56
0
Shares

Kosova ka shënuar përkeqësim në lirinë e mediave, krahasuar me një vit më parë.
Organizata “Freedom House” ka publikuar të mërkurën raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë, i cili mbulon 199 vende dhe territore.
Kosova sivjet zë vendin e 100-të, krahasuar me pozicionin 98 që ka mbajtur vitin e kaluar.
Në raportin e “Freedom House” për vitin 2015, Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi më negativ.
Në raportin e “Freedom House”, vendet e rajonit klasifikohen sipas kësaj renditje: Maqedonia në pozicionin 125, Bosnja 108, Shqipëria 97, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.
Në përgjithësi, organizata me seli në Shtetet e Bashkuara vlerëson se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2014 në pikën më të ulët në më shumë se dhjetë vjet.
“Freedom House” thotë se Bjellorusia, rajoni i Krimesë i aneksuar nga Rusia, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani janë në mesin e dhjetë vendeve dhe territoreve që kanë vlerësimet më të ulëta për lirinë e shtypit. Në krye të listës së vendeve të lira radhiten Norvegjia, Suedia dhe Belgjika.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY