Në provim edhe zanatçinjtë, elektricistë, hidraulikë, marangozë, etj., nuk mund të punojnë...

Në provim edhe zanatçinjtë, elektricistë, hidraulikë, marangozë, etj., nuk mund të punojnë pa kaluar testin

115
0
Shares

Persona që ushtrojnë zanate të ndryshme të regjistruar në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, nuk do kenë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, në qoftë se nuk kualifikohen në testim. Kriteri i testimit edhe për zanatçinjtë, përcaktohet në projektligjin “Për Zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”

Projektligji përcakton kushtet dhe kriteret
Sipas këtij projektligji, saktësohet se si do të funksionojë kualifikimi i zejtarëve, anëtarësimi i tyre në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë e më pas ushtrimi i profesionit.
Projektligji përcakton edhe llojet e veprimtarive zejtare, duke filluar që nga përpunimi dhe prodhimi i produkteve për treg e që nuk kanë veçori të prodhimit industrial, mirëmbajtja dhe riparimi i stabilimenteve, objekteve si dhe kryerja e shërbimeve të tjera, punimi dhe përpunimi i objekteve të artit e deri tek artizanati shtëpiak, që është punimi me dorë i produkteve të veçanta. Sipas projektligjit, ushtrimi i këtyre veprimtarive zejtare në mënyrë të pavarur nga një person, organizatë ose nga një shoqëri, është i lejuar vetëm nëse ata janë të regjistruar në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë.
Projektligji saktëson e se personi fizik ose juridik mund ta ushtrojë këtë lloj veprimtarie vetëm në rast se plotëson kushtin e eksperiencës profesionale prej të paktën 5 vitesh dhe që ka dhënë provimin kualifikues për ushtrimin e një veprimtarie të tillë.

Kualifikimi nëpër tre nivele për zanatçinjtë
Projektligji i ndan zanatet (lista e plotë e të cilave do të përcaktohet nga qeveria) në tri nivele, ndërkohë që secili prej tyre duhet të kalojë nivele të ndryshme kualifikimi.
Kategoria e parë janë ndihmësit ose ndryshe çirakët, të cilët janë persona që punojnë pranë një subjekti zejtar dhe mësojnë një zeje. Të drejtën për të realizuar kualifikimin e kanë vetëm subjektet zejtare të licencuara për këtë qëllim, por ai do të bëhet në bazë standardesh, që vendosen nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kualifikimeve të Arsimit dhe Formimit Profesional.
Kategoria e dytë është ndihmës-mjeshtri, i cili është një person që ushtron një zeje në një subjekt zejtar, si i punësuar pranë një mjeshtri dhe jo i pavarur. Për të përfituar këtë titull, duhet të kalohet me sukses provimi për marrjen e kualifikimit, i cili duhet të përcaktojë nëse personi zotëron njohuritë teorike dhe aftësitë praktike që janë të nevojshme për ushtrimin jo të pavarur të zanatit përkatës. Ata që kalojnë me sukses, provimin marrin një certifikatë që lëshohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.
Kategoria e tretë përfshin mjeshtrin. Këtë emërtim në një zanat mund ta mbajë vetëm ai që posedon një certifikatë mjeshtri të lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, e cila jepet pas kalimit me sukses të provimit të kualifikimit për mjeshtër. Në provimin për kualifikimin për mjeshtër pranohen personat të cilët kanë ushtruar përgjatë tri viteve zanatin si ndihmës-mjeshtër ose që kanë një dëftesë të shkollës së mesme profesionale ose të një niveli më të lartë në zanatin përkatës. Në rast se provimi për titullin e mjeshtrit nuk kalohet me sukses, ai mund të përsëritet dy herë. Kjo do të thotë se, nëse brenda këtij kufizimi kohor provimi nuk kalohet me sukses, ai e humbet të drejtën të ushtrojë zanatin si “Mjeshtër”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY