Policia e Tiranës furnizohet me Dron, ja përse i duhen

Policia e Tiranës furnizohet me Dron, ja përse i duhen

54
0
Shares

Policia eTiranës do të përdorë një armë të re për ruajtjen e qetësisë dhe kontrollin territorit në kryeqytet.

Bëhet fjalë për dronin i cili do të ketë mundësi të jetë polic nga jari për rreth dy orë pa nevojë karikimi ndërkohë që filmon, lëviz me shpejtësi dhe qëndron në lartësi të ndryshmë.

Ndonëse testimi i parë u krye në maj të vitit 2015 dhe zyrtarët e policisë deklaruan se brenda muajit do të vihej në zbatim projekti, policisë i janë dashur thuajse dy vite për ta vënë në jetë këtë plan.

Kjo për shkak të përgatitjes së një plani më të detajuar, vendosjes së kamerave në dron.

Kamerat do të jenë të lidhura me një server qendror dhe do të regjistrojnë pamjet njësoj si kamerat e trupit, me të cilat tashmë janë të pajisur punonjësit e policisë.

Për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëviz, droni mund të përshkojë disa zona të Tiranës vetëm për 3 minuta.

Mjeti fluturues i komanduar do të monitorojë rrugët kryesore të kryeqytetit, por edhe disa prej zonave që konsiderohen problematike dhe me risk për ngjarje kriminale.

Droni tashmë do të jetë pjesë e rëndësishme e operacioneve të Policisë së Shtetit, kryesisht atyre me rrezikshmëri të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY