Banka Qendrore, optimiste për ekonominë shqiptare. Kredia e kufizuar

Banka Qendrore, optimiste për ekonominë shqiptare. Kredia e kufizuar

58
0
Shares

Banka e Shqipërisë vlerëson se cikli i rritjes ekonomike shënoi një pikë kthese gjatë vitit 2014. Guvernatori i bankës qendrore Gent Sejko tha gjatë një prezantimi në Kuvendin e Shqipërisë se ekonomia shqiptare parashikohet të lëvizë në një trajektore rritëse. Një pjesë e faktorëve që do të mbështesin këtë rritje janë të pranishëm në ekonominë shqiptare, tha ai.
Ekonomia shqiptare po përballet prej disa kohësh me një mjedis të dobët ekonomik. Inflacioni mesatar vjetor i vitit 2014 rezultoi në nivelin 1.6%, duke qenë më i ulët se norma mesatare prej 1.9% e shënuar një vit më parë dhe nën parashikimet prej 2-4% të Bankës Qendore .
Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë ekonomia shqiptare u rrit me 1.9% gjatë vitit 2014, kundrejt rritjes me 1.5% të shënuar një vit më parë. Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i aktivitetit në të gjithë sektorët e ekonomisë, përvec ndërtimit që shënoi rënie.
Duke folur për kreditimin Sejko tha se kredia do të shënojë një rritje modeste gjatë vitit 2015. Sistemi bankar ende ka kredi të keqe në masën 24%. Ekspertë të ekonomisë i kanë kërkuar qeverisë që të nisë blerjen e kredisë së keqe që të clirojë procesin ekreditimit nga bankat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY