Naco shkarkon drejtorin e burgut të Peqinit dhe shefin e sigurisë

Naco shkarkon drejtorin e burgut të Peqinit dhe shefin e sigurisë

123
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin e burgut të Peqinit, Fatos Veliaj. Bashkë me drejtorin, ministri Naço ka shkarkuar nga detyra edhe shefin e sigurisë të burgut të Peqinit, Filip Ulndreaj. Sipas njoftimit, shkarkimi i dy zyrtarëve është vendosur pas vetëvarjes në qeli të të dënuarit Mario Ramaj.
Marjo (Sajmir) Ramaj, 30 vjec, ka kryer sot pasdite aktin e vetëvarjes në mjediset e dhomës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën kur po kryhej shoqërimi i të dënuarve nga ajrimi nëpër dhoma. I dënuari e ka kryer aktin vetvrasës me mjete rrethanore, çarçaf i përshtatur si litar. Në momentin kur është gjetur nga policët e regjimit të brendshëm, është kryer menjëherë ndërhyrja dhe i është dhënë ndihma e parë nga mjeku i institucionit. Më pas, është kryer shoqërimi për në spitalin rajonal, ku i dënuari nuk ka mundur të mbijetojë.
Ai ishte i akuzuar dhe dënuar për veprat penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër”. Me bashkim dënimesh kishte marrë dënimin prej 25 vjet burg. Duke përllogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, kishte kryer gjithsej 2 vite burgim. I kishin mbetur për të vuajtur 23 vite të tjera. Veprat penale janë kryer në Greqi në 2010, por dosja e Ramajt është transferuar në Shqipëri në vitin 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY