Shqiptari transportonte gjysmë kilogramë kokainë me taksi, ndalohet në kufirin gjermano –...

Shqiptari transportonte gjysmë kilogramë kokainë me taksi, ndalohet në kufirin gjermano – holandez

68
0
Shares

Një shqiptar 21-vjeçar është zënë në kufirin gjermano – holandez me një gjysmë kilogrami drogë të llojit kokainë, teksa provonte me një taksi holandez ta transportonte nga Roterdami për në Kassel.
Si pasagjer i një taksi, një i ri shqiptar dëshironte gjysmë kilogrami Kokainë ta transportonte nga Roterdami në Kassel. Për udhëtimin 400 kilometra nga Roterdami për në Kassel ai kishte paguar taksistin holandez 450 euro.
Mirëpo në kufirin gjermano-holandez kufitarët gjermanë e ndalojnë taksistin për kontroll, me ç’rast gjejnë 526 gram drogë të llojit kokainë.
“Kjo është hera e dytë që unë udhëtoj me të”, i ka thënë taksisti policisë, duke mos pranuar asnjë lloj fajësie.
Ndërkohë një zëdhënës policie ka thënë: “Gjatë kontrollimit policët gjetën një paketë me 526 gram kokainë, një kartel identifikimi dhe një fletë transaksioni, e lëshuar nga një bankë në vlerë prej 500 eurosh”, shkruajnë mediet gjermane.
Vlera e “mallit”, të cilën e bartte shqiptari, sipas medieve gjermane kap shumën e 34 mijë eurove.
Shqiptarit i është shqyrtuar masa e paraburgimit, ndërsa taksisti është liruar të vazhdojë udhëtimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY