Vojislav Sheshel refuzon të kthehet në Hagë

Vojislav Sheshel refuzon të kthehet në Hagë

74
0
Shares

Thirrjet e Tribunalit për Krime Lufte në Hagë, për kthimin e radikalit Vojislav Sheshel, ky i fundit nuk po i’u përgjigjet.
Në paraqitjen e hartuar nga anëtarët e ekipit të ekspertëve për mbrojtjen e Sheshelit, Vjerica Rade, Nemanja Saroviç, Zoran Krasiç dhe Milan Terziç, thuhet se Shesheli nuk ka shkelur asnjë kusht të lirimit të tij, pasi që Haga sipas tyre nuk ka vendosur kushte.
Ekipi mbrojtës i Sheshelit, kujton se Tribunali i Hagës, më 6 nëntor 2014 ka urdhëruar lirimin e përkohshëm të Sheshelit, pa asnjë kusht.
“Për shkak të kësaj, nuk mund të kërkohet kthimi i tij në Hagë, me pretekstin se ka shkelur kushtet, pasi që kushtet nuk ekzistojnë”, thuhet në letrën e tyre.
Shesheli është liruar nga Haga, për shkaqe shëndetësore, por ndaj të cilit është kërkuar që gjatë qëndrimit në Beograd të mos bëj asnjë paraqitje politike, të mos mbajë mitinge, të mos bëj thirrje, të mos ndikojë tek dëshmitarët… ndërkohë që Sheshel me tu kthyer në Serbi, në qendër të Beogradit ka mbajtur miting politik, duke bërë thirrje për rrëzim të pushtetit aktual serbë, të cilët i ka quajtur tradhtarë dhe të shiturit e ndërkombëtarëve.
Veprimet e tij, kanë bërë që Tribunali i Hagës të kërkojë kthimin e tij, diçka që Sheshel është duke e kundërshtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY