Bën ulje të papritur aeroplani që udhëtonte Bill Clinton

Bën ulje të papritur aeroplani që udhëtonte Bill Clinton

72
0
Shares

Një aeroplan me të cilin po udhëtonte ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dhe stafi i Fondacionit të tij bëri një ulje të parakohshme dhe të detyruar në Tanzani pasi një nga motorët e tij pushoi së funksionuari pak kohë pas nisjes.
Ish-presidenti po udhëton nëpër Afrikë për të vizituar projektet që po financon fondacioni i familjes së tij. Ai pritet të vizitojë disa vende si Kenia, Liberia dhe Maroku, i shoqëruar nga vajza e tij, Chelsea (Çelsi).
Ndonëse ishte një ulje e papritur, ajo u bë në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë rrezik për jetën.
Bill Clinton financon prokjete të shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes së kashëve në rrallim, në disa vende të Afrikës. Mirëpo, fondacioni i tij është vënë prej kohësh në qendër të kritikave dhe akuzave sidomos tani që bashkëshortja e tij, Hillary Clinton po kandidon për presidente. Sipas kritikave, gjatë kohës që zonja Clinton ka qenë Sekretare e Shtetit, donatorë të fondacionit kanë fituar ndikim në diplomacinë amerikane pasi kanë dhënë ndihma për fondacionin. Familja Clinton i ka hedhur poshtë akuzat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY