Shkodër, jep dorëheqje kreu i FRD-së: Partia po punon për interesat e...

Shkodër, jep dorëheqje kreu i FRD-së: Partia po punon për interesat e veta

170
0
Shares

Kryetari i degës së Frymës së Re Demokratike (FRD) në Shkodër, Zef Kolombi, ka dhënë dorëheqjen. Sipas një deklarate të bërë publike prej vetë atij, shkak i këtij vendimi është bërë për arsye të bindjeve të tija personale.
Zef Kolombi pohoi se është i pakënaqur me FRD-në.
“I pakënaqur me Frymën e Re Demokratike. FRD po punon vetëm për interesat e veta”,  tha në reagimin e tij Zef Kolombi.
Ndërkohë, disa ditë më parë, drejtues të kësaj degë vendore të FRD-së, kërkuanë që kryesia e kësaj partie të konsultohej me të gjithë bazën para së të marrë vendimin përfundimtar për të hyrë në koalicion me mazhorancën. Një apel i tillë, u bë nga nënkryetarja e Partisë Fryma e Re Demokratike dega Shkodër, Alma Puka.
Sipas saj, “jo të gjithë janë dakord për këtë koalicion ndaj duhet ti lihet kohë më shumë strukturave që të binden nëse është e nevojshme hyrja në këtë koalicion”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY