Basha: Kandidatët e dyshes Rama – Meta në Poliçan, Krujë e Kavajë,...

Basha: Kandidatët e dyshes Rama – Meta në Poliçan, Krujë e Kavajë, të implikuar në trafiqe, vrasje dhe pengmarrje

105
0
Shares

“Prezantimi i kandidatëve të PD dhe opozitës po shndërrohet në një marshim popullor kundër dyshes Rrama – Meta. Në 21 qershor e kanë radhën qytetarët, e kanë fjalën njerëzit”

Lulzim Basha shprehu sërish sot, nevojën e vënies në zbatim të procesit të dekriminalizimit, ndërsa u shpreh se PD-ja ka denoncuar me fakte dhe prova kandidatët e inkriminuar që PS do kandidojë në zgjedhjet e 21 Qershorit.
Deklaratën e tij, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e bri sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku u diskutua edhe situata e vendit në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit.
“Zgjedhjet janë gur i provës për ti ndarë me ligj nga pengmarrja kriminale nga kandidimi i personave të kësaj kategorie në zgjedhje. Ne denoncuam krimin në pushet, dyshja Rama – Meta në vend që të punojë për angazhimet e shkruara bën përpjekje për të penguar dekriminalizimin, po bllokojnë punën e komisionit për dekriminalizimin. Dyshja Rama – Meta po e sfidon me akte dhe gjeste. Kandidati socialit Adriatik Zotkaj është i akuzuar për fshehje të 1.5 milionë eurove, dy kandidatë, Artur Bushi në Krujë dhe Ervis Roshi në Kavajë janë të akuzuar, ne kemi sjellë prova dhe fakte që implikojnë kandidatët e dyshes Rama-Meta. Prandaj themi asnjë vote për trafikantët, tutorët e prostitucionit, vrasësve dhe pengmarrësve”, u shpreh Basha.
Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se qytetarët janë të zhgënjyer nga kjo qeveri ndaj i janë bashkuar opozitës në çdo takim të saj duke bërë që fushatat të arrijë kulmin ende pa nisur. Sipas Bashës kjo qeveri u tregoi qytetarëve rrugët e botës pas 25 vitesh.
“Prezantimi i kandidatëve të PD dhe opozitës po shndërrohet në një marshim popullor kundër dyshes Rrama – Meta. Pse ky padurim? Pse ky vërshim? Pse ky plebishit i përditshëm në qiell të hapur? Pse ku bashkim rreth opozitës dhe kandidatëve të saj? Ju ka ardhur ku nuk mban më laku në fyt dhe thika në palcë. Këtu i ka katandisur qeverisja Rama- Meta. Është shpresa për një të ardhme më të mirë. Në 21 qershor e kanë radhën qytetarët, e kanë fjalën njerëzit. Qytetarët janë ndërgjegjësuar se zgjedhjet janë dita e tyre, mjeti i tyre për të ndryshuar gjendjen. Njerëzit mezi po presin të marrin hak ,ti japin hakun qeverisë që u dha rrugën e botës pas 25 viteve qytetarëve. 21 qershori është dita e gjykimit të madh të kësaj qeverie. Do pranohet apo do refuzohet me votë të lirë modeli i kërbaçit korrupsionit apo ngritja e krimit në sistem”, u shpreh midis të tjerave Basha.
Më tej ai theksoi se qytetarët nuk mund ta bekojnë me votë këtë model të qeverisjes së tyre.
Duke u ndalur te projektligji për energjinë elektrike, Basha tha se tërheqja e qeverisë nga neni 92 erdhi si pasojë e presionit politik por edhe për të mos krijuar pakënaqësi në prag të fushatës zgjedhore. Kryedemokrati tha se e djathta vijon me ofertën e saj për ulje çmimi të energjisë elektrike dhe falje të kamatëvonesave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY