Majko i përgjigjet Zekës: Turp, miqtë e mi në UÇK dhe “pushka...

Majko i përgjigjet Zekës: Turp, miqtë e mi në UÇK dhe “pushka top”

61
0
Shares

Ish-kryeministri Pandeli Majko, i është përgjigjur gazetarit kosovar, Milaim Zeka. Në një mesazh të tij në rrjetet sociale, Majko e quan “turp” reagimin e Zekës dhe duke e “uruar”, “pushka top”, shton se gjithçka ka bërë, nuk e ka bërë për t’ia ditur ndokush.
“Milaim… Te te them ‘turp’ është pak. Per ata qe te lexojne duhet ta dish se ne 6 janar 1997 qe akuzon se paskam deklaruar se ‘UCK eshte terroriste’ Shqipëria dhe Tirana ishte ne SHTETRRETHIM, (ishte shpallur gjendja e jashtezakonshme) dhe partite po negocionin për marrë veshjen e 9 janarit 1997. Gazetat ishin mbyllur. Televizioni Shqiptar ishte vec per komunikata shtypi dhe takime partish. Miqtë e shokët ne Kosove i kam pasur me UCK jo me FARKU-n. Tani qe zbulove qe kam qene kundra UCK jepi fort e ‘pushka top’… Ate çfarë kam bere nuk e kam bere per ta ma ditur ti apo dikush tjeter si ty por thjesht detyren time para popullit tim. Tu shitshin fjalet me pak se veprat”, thuhet në mesazhin e Pandeli Majkos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY