Eni Çobani: Sokol Balla të përballet me personin që i nxori videon,...

Eni Çobani: Sokol Balla të përballet me personin që i nxori videon, personat publik të bëjnë kujdes me sjelljet

149
0
Shares

Juristja e njohur Eni Çobani, flet për videon e gazetarit Sokol Balla.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, juristja Eni Çobani ka komentuar videon intime të Sokol Ballës si tërësisht private, pa lidhje me publikun.
“Videoja është bërë në dhomën e personazhit, në privatësinë e tij, pa prezencën e askujt. Zhvillimet që ndodhin aty janë zgjedhje individuale, që nuk kanë të bëjnë me jetën e askujt tjetër”, shprehet Çobani.
Në këtë kontekst ajo i mëshon idesë së “emergjencës për të pasur një ligj të fortë kundër vjedhjes së materialeve private dhe publikimit të tyre, me çfarëdolloj përmbajtje qofshin”.
Megjithatë, ajo ka edhe një këshillë, për çdo person publik, që të bëjnë kujdes me sjelljet.
“Ngjarja duhet të shërbejë edhe si mesazh për çdo koleg të medias dhe fushave të tjera publike, që duhet të jemi të kujdesshëm me sjelljet. Megjithatë, në jetën private nuk mund të jetë kaq i kufizuar”, shton juristja.
Në intervistën e saj, Eni Çobani  tregohet e gatshme ti hapë dyert emisionit të saj “Shihemi në gjyq”’, në TV Klan, për Sokol Ballën, që ai të përballet me personin që i nxori videon dhe po të dojë, të pranojë edhe një ndjesë të mundshme nga ky person.
“Do ta ftoja Sokolin në emisionin tim, nëse ai do gjykonte se personi që do kishte përballë, do ia vlente që ta pranonte për t’i kërkuar falje. Do t’ia bëja këtë ftesë si një koleg por edhe sepse njihemi herët.”, përfundon Çobani”, përfundon juristja Eni Çobani.
Disa ditë më parë u publikua një video intime e Sokol Ballës, në momente të tija intime. Pas kësaj Top Channel ka pezulluar përkohësisht nga transmetimi emisionin e Sokol Ballës ”Top Story”. Ndërkohë, nga ana e tij, Sokol Balla ka nisur një betejë ligjore, ndaj këtij sulmi të jetës së tij private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY