Rama paralajmëron: Mashtruesve dhe grabitësve të karburanteve do tua punojmë si ndërtuesve...

Rama paralajmëron: Mashtruesve dhe grabitësve të karburanteve do tua punojmë si ndërtuesve pa leje dhe vjedhësve të energjisë

57
0
Shares

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp, nisjen e operacionit për kontrollin e cilësisë së hidrokarbureve që tregtohen në vend. Ai deklaroi se do të ketë kontroll rigoroz të cilësisë së naftës, që të jetë pikë për pikë ajo që shkruhet në letër. Kontrolli do të bëhet për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe nënvizoi Rama, do të ketë ndëshkim për shkelësit. Kryeministri theksoi se toleranca ndaj atyre që shesin naftë me cilësi të ulët do të jetë zero.
Gjithashtu, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mashtruesve dhe grabitësve të karburanteve do tua punojmë si ndërtuesve pa leje dhe vjedhësve të energjisë.
 “Ky operacion vjen po ashtu me të njëjtën metodologji si operacioni i ri energjisë elektrike dhe si operacioni i ndalimit të uzurpimit dhe ndërtimit të paligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bazohet në eksperiencën këtyre 18 muajve, bazohet në gjithë analizën e imët që është bërë në sektor dhe bazohet në një projekt shumë të qartë që nuk do të ndalet, siç nuk janë ndalur dhe nuk do të ndalen as dy operacionet e mëparshme që përmenda”, paralajmëroi kryeministri.
Ky operacion, nënvizoi kreu i qeverisë, “bazohet në të gjithë analizën e bërë dhe në një projekt shumë të qartë që nuk do të ndalet, siç nuk kanë ndalur as operacionet e mëparshme. Nuk do të ndalet, pasi beteja me grabitësit e pasurisë tonë kombëtare dhe mashtruesit, që u shesin shqiptarëve naftë të cilësisë së dobët, duke u dëmtuar makinat, është betejë jetike për cilësinë e jetës dhe për mjedisin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY