UPDATE/SHBA: Ndikimi i krimit në politikën shqiptare, shqetësues

UPDATE/SHBA: Ndikimi i krimit në politikën shqiptare, shqetësues

66
0
Shares

“Ndikimi i krimit dhe korrupsionit në politikë është një shqetësim i vazhdueshëm në Shqipëri”, tha një zyrtar i lartë amerikan. Ndihmës-zëvendësi i Sekretarit amerikan i Shtetit për çështjet e Evropës qendrore dhe juglindore, Hoyt Yee, duke folur në një seancë dëgjimore në kongresin amerikan shtoi se i SHBA i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës në Tiranë të punojnë së bashku për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Po ashtu ai tha që dy palët politike të mos mbërthehen nga politika e brendshme konfrontuese dhe e korruptuar.

Ka pak kohë që SHBA flet hapur për ndikimin e krimit në politikën shqiptare. Vetëm pak ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë kërkoi të rishikohet lista e kandidatëve për kryetarë bashkie, pa specifikuar emra apo përkatësi politike. Fatkeqësisht edhe pse thuhet hapur, nuk ka asnjë lëvizje nga gara të kandidatëve të inkriminuar në kohë të ndryshme.

Zëvendës-ndihmës i sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee teksa është ndalur te luftërat në Siri dhe Irak ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është burim luftëtarësh për këto vende.

“Ballkani perëndimor, burim i luftëtarëve në Siri e Irak. Vende burimi janë Shqipëria Kosova, Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia”, tha ai. Ai ka rikujtuar se “vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke e marrë shumë seriozisht këtë kërcënim – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë miratuar tashmë ligjin që sanksionon luftëtarët e huaj dhe ata që i mbështesin këta luftëtarë”.

Ndërkaq tha ai, Shtetet e Bashkuara kanë emëruar së fundmi një prokuror amerikan në ambasadën amerikane në Tiranë, në cilësinë e një Këshilltari Ligjor Kundër-terrorizmi, me përgjegjësi rajonale.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY