Një tjetër deputet i PR ikën te LSI, Mediu: LSI është kthyer...

Një tjetër deputet i PR ikën te LSI, Mediu: LSI është kthyer si ai vendi që mblidhen vetëm mizat

63
0
Shares

Në tjetër deputet i PR-së është larguar nga kjo parti, për t’ju bashkëngjitur LSI-së. Deputeti republikan Ylli Shehu, prej sot nuk është më i tillë.
Pas bërjes publike, Ylli Shehu tha se vendimi është personal dhe nuk ka të bëjë me pakënaqësi brenda radhëve të forcës politike ku u zgjodh deputet para dy vitesh.
Ylli Shehu u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës nën siglën e partisë republikane në vitin 2013.
Lidhur me këtë largim ka reaguar kreu i PR-sw Fatmir Mediu, duke thënë se LSI është kthyer në një vend ku mblidhen mizat.
“Unë nuk di të ketë ndonjë qëllim në vetvete përveçse justifikime fëmijësh. Por do të thoja që politika shqiptare është bërë një çikë si pazari i gjësë së gjallë. Dhe Ilir Meta do ta kthejë këtë në një stallë, ku të fillojë e ti numërojë jo me emër, por dy e nga dy, e tre e nga tre, duke i shërbyer interesave të tij. Kjo është e turpshme. Më duket se LSI është kthyer si puna e saj ku mblidhen vetëm mizat”.
I ashpër ka qenë edhe me ish-deputetin e tij Ylli Shehu. Siaps Mediut pakënaqësia e tij e vetme me këtë parti dhe opozitën, ishte se Partia Demokratike nuk i kandidoi të atin për kryetar Bashkie në Kukës.
“Ka shprehur një pakënaqësi se PD nuk i ka kandiduar babin për kryetar bashkie”, shpejgoi Mediu.
Ylli Shehu nuk është i pari deputet që largohet nga PR për tu bashkuar me LSI. Vetëm pak kohë pas konstituimit të qeverisë së re, në tetor të 2013 deputeti republikan Luan Duzha u largua nga kjo forcë politike për tu rreshtuar në radhët e LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY