Profil i paautorizuar, kush është deputetit Ylli Shehu…?!

Profil i paautorizuar, kush është deputetit Ylli Shehu…?!

682
0
Shares

Ylli Shehu, deputeti më i fundit i PR-së i konvertuar në deputet të LSI-së, ka qenë askushi deri tani. Asnjëherë nuk mbahet mend që ai të ketë mbajtur ndonë fjalim në Parlament. Megjithëse anëtar i një komisioni të rëndësishëm parlamentar, sikurse ai i Sigurisë Kombëtare, ky deputet nuk ka lënë asnë  gjurmë.
Po të lexosh CV e varfër, e kupton “aftësinë” e tij për të mos thënë asgjë në Parlament…, sikurse kupton aftësinë e tij për të bërë punën e juristit në një institucion vendor të rëndësishëm, në kohën që kryente edhe studimet për drejtësi, apo edhe aftësinë tjetër, që i punësuar në Kukës, arrinte të ndiqte ditën dy fakultete në Tiranë…
Këto i mëson nga CV që gjendet në web-siten e Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas kësaj CV-je mëson se Ylli Shehu, deri në moshën 25 vjeçare, nuk dihet se çfarë ka bërë. Por pas kësaj moshe ka “shpërthyer”.
Në vitin 2006 ai fillon studimet e larta në fakultetin e Drejtësisë, në një universiteti privat, në Tiranë, tashmë të mbyllur. Këto studime i ka mbaruar në vitin 2011.
Në vitin 2009, fillon studimet e tjera, këtë herë në Fakultetin Ekonomik, po në Tiranë, studime që sipas CV, nuk bëhet e ditur nëse e i ka përfunduar.
Po në këtë vit (2009), fillon punë si jurist në Këshillin e Qarkut të Kukësit, megjithëse studimet për Drejtësi në universitetin privat, i mbaroi dy vjet më pas (2011).
Pas studimeve për drejtësi, karriera e tij profesionale shënon ngritje. Në vitin 2011 ai fillon punë si këshilltar i kryebashkiakut të Kamzës, detyrë që e mbajti deri në janar të vitit 2013. Në këtë muaj, deri në shtator të vitit 2013, ai ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Në shtator të vitit 2013, mori mandatin si deputet i PR-së, për Qarkun e Tiranës.
Me këtë CV dhe karrierë profesionale, e cila dukshëm lë shumë për të dëshiruar, askush nuk ka pse të çuditet, që Ylli Shehu ndërroi grup parlamentar, pse babai i tij nuk u përzgjodh si kandidat për kryetar bashkie në Kukës.
Askush nuk duhet të ankohet për këtë…, as Fatmir Mediu, i cili bashkë me kryetarë të partive të tjera, kur zhurmojnë për dekriminalizimin të bëjnë kujdes edhe në përzgjedhjen e kandidatëve me profile të larta shoqërore e profesionale dhe të mos i shndërrojnë partitë në “ato vende që mblidhen vetëm miza”.

Curriculum Vitae e Ylli Shehut

Të dhëna vetjake
Datëlindja: 24. 02. 1981
Vendlindja: Kukës

Edukimi
2006 – 2011: Universiteti “Kristal”, Fakulteti i Drejtësisë.
2009 – : Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Veprimtaria profesionale
2009  – 2011: Jurist në Prefekturën e Qarkut Kukës.
2011  – 2013: Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë Kamëz
Janar 2013 – Shtator 2013: Këshilltar i Ministrit  në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Zgjedhur deputet
Legjislatura: VIII

Grupi parlamentar
Grupi parlamentar: PR

Komisioni parlamentar
Komisioni për Sigurinë Kombëtare, anëtar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY