Blushi te “Opinion”: Kryeministri me klientët e vetë po degradojnë Rilindjen

Blushi te “Opinion”: Kryeministri me klientët e vetë po degradojnë Rilindjen

59
0
Shares

Ben Blushi ka vijuar kritikat e tij ndaj qeverisë dhe drejtuesve të PS-së. Në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar, Ben Blushi akuzoi se kryeministri me rilindësit e tij, po degradojnë Rilindjen.
Duke u ndalur te diskutimi për energjinë elektrike, Ben Blushi, ka tëhequr vëmendjen për atë që qeveria duhet të ishte më njerëzore me debitorët, jo tu ofronte burgun. Kjo sipas tij, ka edhe një kosto të dyfishtë ekonomike.
“Mbajtja në burg e debitorëve të energjisë i kushton dyfsih shtetit, një herë për atë që nuk paguajnë faturën e energjisë dhe një herë tjetër, shpenzimet për mbajtjen e tij në burg, që ka kosto financiare.
Qeveria tu japër kohë debitorëve. Shteti të bëhet njerzëor, të paguajë një herë faturat e tij.
Ka raste që personave që njohin një deputet apo në ministër, u janë fshirë faturat e energjisë elektrike”, akuzoi Ben Blushi për standarde të dyfishta qeverinë.
Deputeti i PS-së ka denoncuar më pas mosfunksinimin  estrukturave të PS-së.
“Partia Socialiste nuk ka forume, ka një kryetar, ka kryesi, ka një asamble ka dhe grup parlamentar që zgjidhen një herë në katër vjetë. Këto nuk janë mbledhur prej dy vjetësh që kur PS ka fituar zgjedhjet. Edi Rama ka gjashtë vjet që nuk bën zgjedhje. Ai nuk ka të drejtë të ndryshojë faturën time të energjisë. Pse dute të ndryshojë Statusin e PS-së, i cili thotë, ‘zgjedhjet për kryetarin e PS bëhen një herë në katër vjetë”, u shpreh Blushi.
Në vijim deputeti socialist thumboi edhe Rilindjen, që sipas tij ka degraduar nga klientela e rilidësve të kryeministrit, që sipas tij, po e degradojnë Rilindjen.
“PS u kthye në parti brenda partisë, që merr vendime të çuditshme. Rasti më i fundit është ai i nëpunëses së Minsitriss së Kulturës, një ish avokate e Gërdecit, e cila është emëruar në funksione të larta publike. Kjo është klientelë e kryeministrit me Rilindësit e vetë, që po e degradojnë Rilindjen”, tha më tej Blushi.

(vijon)

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY