Zbulohet vendimi që dha pafajësi për “Hakmarrjen për Drejtësi”

Zbulohet vendimi që dha pafajësi për “Hakmarrjen për Drejtësi”

61
0
Shares

Vetëm pak ditë që u dha vendimi për pafajësi për Hakmarrjen për drejtësi nga Gjykata e Apelit, gazeta Shekulli ka siguruar vendimin e plotë.

Vendimi është shkruar në rreth 150 faqe, brenda të cilit jepen argumentet kundër prokurorisë dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Gjykata e Apelit nuk trajton kryerjen e krimeve por vetëm procedurat parmes të cilave janë evidentuar ato krime. Sipas Apelit, përfundimisht fajtori i vërtetë për të gjitha veprat e kryera nga e ashtuquajtura “Hakmarrja për drejtësi” është organi i akuzës dhe oficerët e policisë të cilët nuk kanë respektuar Kodin e Procedurës penale. Mos njoftimi i mbrojtësve ligjor për t’u njohur më provat dhe për të qenë të pranishëm në momentin e Kontrolleve të personit ose të lokalit, verifikimet e ngutshme në vend, sekuestrimet, marrja e pikove dhe korrespondencës, marrja nga personi nën hetim i të dhënave të nevojshme për vazhdimin e hetimeve, në vendin e ngjarjes ose në veprat penale të dukshme, janë disa nga arsyet të cilët kanë bindur apelin e krimeve procedurat nuk janë zbatuar. Trupa gjyqësore ka argumentuar se mbrojtësi ligjor në bazë të nenit 302 të Kodit të Procedurës Penale, mbrojtësi i personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet ka të drejtë të asistojë, pa pasur të drejtën që të lajmërohet që më parë, në kontrollet dhe verifikimet e ngutshme në vend, shkruan Shekulli.

Pas më shumë se 20 vite në seanca gjyqësore, nga njëra gjykatë në tjetrën, ku herë është dhënë pafajësi dhe herë anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drëjtësi “ janë dënuar, gjithçka rikthehet në pikën zero. Apeli në fund të rrugës, teksa ka analizuar të gjitha vendimet e dhëna nga shkallët më të larta të gjyqësorit dhe ato të shkallës së parë, konkludon se fajin më në fund e ka procedura që nuk është zbatuar. Prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore, sipas pesëshes së Gjykatës së Apelit kanë shkelur procedurën teksa në momentin e marrjes në pyetje, ballafaqimit mes të pandehurve dhe personave të dëmtuar, nuk është njoftuar mbrojtësi i caktuar kryesisht. Në arsyetimin e tij, kryesuesi i trupës gjyqësore shprehet se mosrespektimi i detyrimit të prokurorit për njoftimin për praninë e mbrojtësit në aktet e kryera gjatë hetimeve, kur është e detyrueshme pjesëmarrja, përbën shkak për pavlefshmëri absolute. Apeli i Krimeve të Rënda ka konkluduar se të gjitha procesverbalet e kontrolleve të banesave janë të pavlefshëm, për aq kohë sa ato janë kryer pa praninë e një mbrojtësi të caktua nga familja, apo kryesisht.

Lirimi nga akzuat për anëtarët e grupit ka tronditur opinionin. Opozita ka akuzuar vazhdimisht Kryeministrin për lidhje të forta me këtë grup i cili u angazhua fort në vitin 2000 për të nxjerrë fitues në Tiranë Edi Ramën. Lirimi nga akuzat për Hakmarrjen… ka shtuar më tej argumentat se vendimi i gjykatës lidhet me presionin e Kryeministrit dhe përdorimin etyre në zgjedhje njësoj si para 17 vitesh.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY