Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Diskutohet si një mundësi, përdorimi i kamerave trupore nga policia

30/04/2015
Diskutohet si një mundësi, përdorimi i kamerave trupore nga policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhuna e ditëve të fundit në Baltimorë të shtetit Maryland, pason incidente në të gjithë vendin gjatë muajve të fundit kur policia është akuzuar për sjellje të parregullt. Si pasojë e këtyre akuzave, departamentet e policisë dhe grupet e të drejtave civile kanë bërë thirrje që oficerët e policisë të mbajnë kamera në trup që regjistrojnë aktivitetet e tyre. Ka megjithatë shumë pikëpyetje për kostot e këtyre sistemeve të kamerave, për mënyrën si do të menaxhohen pamjet që ato regjistrojnë, si dhe për kufizimet që ato kanë.
Shefi i policisë së Hjustonit, Charles McClelland, mbështet përdorimin e kamerave të trupit, por shton se ato mbartin edhe probleme.
“Sfida janë të ndryshme, në lidhje me llojin e paisjeve që do të përzgjidhen, ku do të vendosen, koha që do duhet për të shkarkuar pamjet, ku do të ruhen ato, etj.”.
Gjatë dy viteve të fundit, Departamenti i Policisë në Hjuston ka eksperimentuar me kamerat, me rreth 100 oficerë të tjerë që i testojnë çdo ditë.
Por, zoti McClelland thotë se vendosja e kamerave tek mijëra oficerë policie, dhe më tej menaxhimi i pamjeve filmike që ato prodhojnë, ka një kosto të lartë.
“Do na duhet t’i paguajmë oficerët orë shtesë për të shkarkuar dhe për të klasifikuar videot”.
Dhe pamjet mundet të tregojnë vetëm një kënd të kufizuar të çdo incidenti.
Kamerat e mbartura në trup nga policët ofrojnë zakonisht një kënd pak më të gjerë të pamjeve. Por, siç thotë zoti McClelland, ato megjithatë nuk mbulojnë gjithçka.
“Një polic mundet të kthejë kokën, por kamera e vendosur diku në mesin e kraharorit, xhiron vetëm drejt përpara”.
Shumica e policëve që i kanë mbajtur këto kamera, këtu dhe në qytete të tjera, janë në favor të përdorimit të tyre.
Rita Watkins, drejtore ekzekutive e Institutit të Menaxhimit të Zbatimit të Ligjit në Texas, thotë se ka kërkesa nga kudo për këto kamera.
“Mund t’ju them se për momentin  ka shefa policie që gjejnë hapësira brenda buxhetit aktual dhe po i kërkojnë komuniteteve të tyre të fillojnë ngritjen e fondeve për një program të kamerave trupore”.
Ajo thotë se edhe ekspertët ligjorë po shqyrtojnë se si duhen trajtuar fotot dhe videot e marra prej qytetarëve.
“Kemi edhe publikun që po xhiron pamje. Si do të ruhen këto pamje dhe a kanë ata përgjegjësinë dhe detyrën t’ja dorëzojnë këto pamje organeve ligjzbatuese?”.
Por, ka shqetësime për atë çfarë ndodh nëse një video zhduket ose deformohet:
“Kjo është një teknologji e prodhuar nga njeriu, dhe si çdo gjë e tillë ajo dikur nuk do të funksionojë mirë”.
Ai thotë se një problem i tillë teknik mund të shkaktonte trazira si në qytetin Baltimorë, ku ka tashmë mosbesim ndaj policisë.
Zoti McClelland gjithashtu ka shqetësimin se do të zhduket komunikimi rutinë ndërmjet policëve dhe qytetarëve për shkak të këtyre kamerave:
“Polici do të jetë duke regjistruar qytetarin dhe qytetari mund të përdorë celularin për të regjistruar policin”.
Ai thotë se kamerat trupore kanë të mirat e tyre, por se mund të krijojnë edhe një kosto të madhe financiare për policinë, pasi këto lloj paisjesh zhvillohen shumë shpejt dhe duhen ndërruar shpesh me paisje më të mira dhe më të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Boja e Oktapodit

24/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një shtetas nga Kosova

24/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Boja e Oktapodit

24/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një shtetas nga Kosova

24/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.