Sarandë, abuzuan me mbesën autike, gjyshja denoncon në polici

Sarandë, abuzuan me mbesën autike, gjyshja denoncon në polici

72
0
Shares

Një gjyshe nga Saranda bën një denoncim jo të zakonshëm. Mësohet se gjyshja 53-vjeçare Eli Kasneci ka kallëzuar në policinë e qyteti bregdetar se është abuzuar me mbesën e saj autike, vetëm 5-vjeçe.
Pas këtij konstatimi, gjyshja rrëfen se vajzën e vogël, e cila është prekur nga autizmi e ka dërguar në mëngjes në kopshtin nr. 3 në Sarandë si çdo ditë tjetër, por kur është kthyer në shtëpi, ajo ishte e gjakosur. Gjyshja e 5-vjeçare, autike, e cila jeton me të dhe të atin pas divorcit të prindërve thotë se menjëherë e ka dërguar vajzën te mjeku gjinekolog në spitalin e Sarandës, dhe ky i fundit i ka pohuar se me vajzën është abuzuar seksualisht.
“Me mbesën time autike, e cila është 5 vjeçe është abuzuar. Vajza erdhi e gjakosur nga kopshti. E çova te doktor Aleksi dhe më tha ‘me vajzën kanë abuzuar’, por ka vetëm dëmtim mekanik. Pas kësaj, shkova bëra denoncimin në polici. Pasi bëra kallëzimin, drejtoresha e kopshtit më kërcënoi. Kërkoj që vajzës ti bëhet ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë”,  tha gjyshja e 5-vjeçares.
Mjeku gjinokolog nuk pranoi të pronocohet, por mohoi atë që i kishte pohuar gjyshes së vajzës se i mitura ishte abuzuar seksualisht. Gjyshja 53-vjeçare thotë se ka bërë denoncim në policinë e Sarandës, por nuk u mor asnjë masë ndaj kopshtit. Ajo akuzon drejtoreshën e kopshtit nr. 3 në Sarandë se nuk i ka dhënë asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur, por madje ka lëshuar akuza për abuzim brenda familjes.
Policia e Sarandës thotë se pas denoncimit, të miturës i është bërë një tjetër ekzaminim nga dy mjekë të tjerë dhe sipas raportit të mjekëve rezulton se vajza ka një gërvishtje pranë organit gjenital, ç’ka ka shkaktuar dhe hemorragjinë, por sipas mjekëve nuk është abuzuar seksualisht me të.
Policia ka dorëzuar në prokurorie, por pa cilësuar ndonjë vepër penale, por vetëm “dëmtim mekanik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY