Kosovarët bllokohen në kufirin me Shqipërinë, ironizojnë: Ka ndonjë mbledhje te përbashkët...

Kosovarët bllokohen në kufirin me Shqipërinë, ironizojnë: Ka ndonjë mbledhje te përbashkët te dy qeverive sa për të marrë poza…?

40
0
Shares

Një numër i madh i kosovarëve kanë planifikuar që 1 majin, ta kalojnë në Shqipëri, por që kanë mbetur të bllokuar nga kolonat e gjata të krijuara në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Qytetarët janë ankuar se me orë të tëra po presin për të kaluar kufirin me Shqipërinë.
Kjo situatë është komentuar edhe nga politikanë e gazetar të Kosovës, duke shtruar pyetjen se çfarë është duke ndodhur.
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një postim në “Facebook”, këtë situatë e ka quajtur skandal.
“Prishtina qenka shumë e qetë sot, shumica e qytetarëve qenkan nisur për Durrës por janë bllokuar në kufi pasi qe policia kufitare ja paska fut gjumë për 1 maj, SKANDAL”, ka shkruar Tahiri.
Ndërsa Avni Arifi i AAK së ka akuzuar dy qeveritë shqiptare për kolonën që aktualisht është në pikën kufitare në Morinë.
Sipas tij, kolona është e gjatë deri në 10 kilometra dhe po kontrollohen të gjitha veturat dhe individët sepse shpirti i Stalinit ende jeton në qeveritë e shqiptare.
“Çfarë ironie! Se edhe në Shqipëri edhe në Kosovë qeveriset nga komunistët mund të shihet në Morinë sot. Kolona 10 km kurse trupat kufitare të dy shteteve kontrollojnë çdo veturë. S’kanë faj! Çdo veturë dhe çdo individ mund të jetë armik i brendshëm. Shpirti i Stalinit në Evropë jeton vetëm te Qeveritë Shqiptare”, ka shkruar Arifi në rrjetin social “Facebook”.
Edhe gazetari  Adriatik Kelmendi e ka quajtur marri kolonat e gjata në kufi.
“A ka ndonjë mbledhje te përbashkët te dy qeverive sa për të marrë poza a jo? Kilometrike kolona e automjeteve ne kalimin Kosove – Shqipëri. Skandal. Sa marre, sa marri!”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY