Fier, digjen dy automjete tip BMW gjatë natës

Fier, digjen dy automjete tip BMW gjatë natës

57
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy automjete jane djegur në Fier gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku dy makina tip BMW, të parkuara në anë të rrugës kryesore, janë përfshirë nga flakët. Mësohet se mjetet e dëmtuara nga zjarri janë një BMW me targa AA 543 DL në pronësi të Andi Mihalaj dhe një makinë tjetër po e markës BMW me targa AA595 JE.
Banorët e lagjes kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet, ndërkohë që zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në orët e para të mëngjesit. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e tjera të ngjarjes. Paraprakisht policia tha zjarri nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY