Lazart, arrestohen 5 persona, akuzohen për vrasje e trafiqe

Lazart, arrestohen 5 persona, akuzohen për vrasje e trafiqe

92
0
Shares

Një operacion antidrogë, ka vënë në pranga 5 persona nga fshati Lazarat në Gjirokastër. Arrestimi i tyre ndodhi për ngjarjet e qershorit të vitit 2014.
Burimet e policisë lokale, bënë të ditur se, operacioni antikanabis  “Spring” në Lazarat ka vënë nën pranga 5 personat, Gentjan Kazma 33 vjeç, Ramadan Basha 31 vjeç, Arjan Basha 47 vjeç, Gurgaz Skënderi 24 vjeç dhe Mirteza Shemsho 42 vjeç, banues në Lazarat.
Në sajë të operacionit të koduar “Spring”, forcat e drejtorisë së Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me FNSH, arrestuan këta 5 shtetas, pasi për ta Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë ka dërguar Urdhrat e ekzekutimit të vendimeve penale Nr. 191, 192, 197, 200 dhe 201, datë 29. 04. 2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Policia saktëson se të arrestuarit akuzohen për grup kriminal, për armë pa leje, prodhim e kultivim droge dhe për vrasje e policësh.
Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në Qershor 2014, ka nisur procedim penal për sulmet me armë mbi punonjësit e policisë dhe gjithë veprat e mësipërme, gjatë operacionit Antikanabis Qershor 2014 të zhvilluar në Lazarat.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest me burg” për 5 të arrestuarit,
të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale “grup i strukturuar kriminal”, “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve, “prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 333/a, 79/b-25-22, 278/4, 283 dhe 284 i Kodit Penal.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY