Grida Duma në zonën e Plazhit, banorët ankohen: Vangjush Dako nuk na...

Grida Duma në zonën e Plazhit, banorët ankohen: Vangjush Dako nuk na pret, hyn fshehtas nga dera e pasme në bashki

59
0
Shares

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorë të zonës së Plazhit ku preku nga afër situatën e vështirë ekonomike, sociale por edhe të biznesit në këtë zonë të qytetit. Banorë të shumtë që ankohen për lënien në harrese nga bashkia dhe të papërfillur në hallet dhe problemet e tyre.
“Po të shkosh te Dako, unë e njoh sepse kam jetuar këtu që nga vitet 60, shkon te bashkia dhe deri në 12 e ke te piaca ose diku tjetër duke pirë kafe dhe vjen më pas hyn nga dera prapa dhe del nga përpara. Megjithëse e njoh nuk mund të bisedoj njëherë normalisht. Hapni dyert të vijnë njerëzit e të këshillohen, e të merrni problemet. Të mos na hedhë hi syve se shiko si I ka lënë gropat. Pusetat e ujërave të shiut janë kthyer në puseta të ujërave të zeza. S’ka turizëm këtu, deri tek buza e ujit ka ndërtime dhe beton”, tha një qytetar.
“Unë kam votuar për të majtën dhe se kam për turp. Por dua një njeri dhe që dera jotë si kryetare bashkie nesër të jetë derë e hapur që të dëgjosh ata njerëz dhe nënat tona për fëmijët e vetë”, u shpreh një qytetar tjetër.
Duma u shpreh se qytetit i duhet një administrator i zoti që të dojë njerëzit e të punojë për ta. Ajo u zotua se dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë durrsakët.
“Jashtë premtimeve elektorale, ju atë derën e keni tuajën. Nuk është dera ime. Kam ardhur për të marrë një pushtet tonin dhe tuajin të parin. Nuk ka nevojë për fjalë të bukura sepse atë që ju ndjeni unë e  di shumë mirë”, tha Duma.
“Kohët e fundit jemi zhgënjyer shumë. Kohën e fundit më erdhën këta banditët e INUK-ut dhe më prenë edhe pemën këtu me skavator. E kisha rritur prej 12 vitesh atë pemën. Ishalla po ndryshohet sepse kështu është kjo punë, kur tradhtohesh do ndëshkohesh”, tha një pronar lokali.
“Nuk kanë bukë të hanë njerëzit dhe po qajnë rrugëve. Kam qenë duke vdekur për këtë lokal sepse i ra fadroma. E kisha me hipotekë”, u shpreh një pronare tjetër.
“Të marrim më 21 Qershor një pushtet që të na vlejë të gjithëve, duke qenë mirënjohëse që ju keni shpresë”, u përgjigj Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY