Tiranë, defekt në linjë, UKT: Ja zonat ku do ketë kufizime në...

Tiranë, defekt në linjë, UKT: Ja zonat ku do ketë kufizime në furnizimin me ujë

82
0
Shares

Linja e ujësjellësit e Shën Mërisë, e cila furnizon me ujë qytetin e Tiranës, ka pësuar një avari mëngjesin e sotëm. Si pasojë e këtij defekti, disa zona në kryeqytet do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se grupet e punës tashmë janë angazhuar për riparimin e kësaj avarie, dhe për të rikthyer në funksion linjën e furnizimit me ujë.
“Do të ketë kufizime të furnizimit me ujë në disa zona. Kufizime do të ketë te Komuna e Parisit, blloku i Vilave Amerikane, te “3 vëllezërit Kondi”, spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozës, zona e Saukut, dhe te Qyteti Studenti”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizime Tiranë.

Zonat me kuzim në furnizimin me ujë
Komuna e Parisit
Blloku i Vilave Amerikane
Rruga “3 vëllezërit Kondi”
Spitali i Sanatoriumit
Zona e Shkozës
Zona e Saukut
Qyteti Studenti

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY