Rama nuk ka përgjigje direkte për Blushin. E përfshin te “kukuvajkat”

Rama nuk ka përgjigje direkte për Blushin. E përfshin te “kukuvajkat”

48
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me nënkuptime debatin me Blushin ndërsa ka mbajtur një fjalim të gjatë sot tek panairi i punës. Edhe pse nuk i referohet asnjëherë me emër, stil i zgjedhur vetëm për rastin e Blushit, përgjigja e tij godiste argumentat e deputetit “disident” socialist.
“Shqipëria është në rrugën e ‘Rilindjes’. Kush ka shpresuar e menduar gabimisht se Shqipëria e rilindur ishte një punë e lehtë dhe mjaftonte që të ndryshonim qeveritë dhe flamurin e partisë që qeverisja e rilindjes do të ndodhte vetë, ka parë absolutisht një gjë që nuk ekziston. Ashtu sikurse kush përpiqet të thotë se ku i keni këto e ato, e përpiqet ta thotë që në ditën e parë…, i merr shqiptarët për budallenj dhe duke shfrytëzuar problemet e hallet reale dhe një dëshpërim që është real në shumë njerëz, të bëjë politikën e llojit më të ulët. Që s’ka asnjë ide, program, asnjë alternativë, por vetëm rrugën e ‘shpif shpif shpif se me siguri diçka do mbetet, hidh baltë se me siguri dëshmpërimi do shtohet, gënjë gënje se me siguri do gjenden njerëzit që do ta hanë gënjeshtrën tënde”, tha Rama.
Një grup protestuesish ai i konsideroi kukuvajka. “Filloi kori i kukuvajkave. Është shfaqje elektorale, bëhet për fushatë. Dikush çonte një SMS se ishte pa bukë e pashpresë e donte punë një orë e më pare, e mora në telefon dhe i thashë shko tek panairi i punës dhe provoje shansin tënd. ’Unë -tha- të shkoj në atë shfaqje elektorale? Pse ça jam unë të më përdorni për fushatë? Nuk shkoj’. Në rregull. E vërteta është se siç dëshmuan edhe disa nga të rinjtë që folën këtu vetëm në dy ditët e para janë ndërmjetësuar mbi 800 kontakte dhe mbi 800 persona që do të fillojnë punë. Janë në dispozicion 5.500 vende të reja pune”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY