Kur gazeta “Drita” sulmonte Ismail Kadarenë

Kur gazeta “Drita” sulmonte Ismail Kadarenë

229
0
Shares

Në ditën e lirisë së shtypit, risillet në kujtesë edhe një shkrim i gazetës “Drita”, e datës 29 tetor 1990. Gazeta “Drita” e kësaj date, përmes një artikulli njoftonte “aktin e turpshëm”, siç e quan përmes titullit, të shkrimtarit Ismail Kadare.
“Siç ka njoftuar shtypi i huaj, Ismail Kadare, i ndodhur me shërbim në Paris, qysh prej një muaji, ditën që në Tiranë mbante punimet Konferenca e Ministrave të Jashtëm të vendeve ballkanike, kërkoi strehim politik në Francë dhe me këtë akt të turpshëm ka fyer veçanërisht inteligjencën shqiptare, krijuesit dhe ndërgjegjen kombëtare të popullit, duke e vënë veten në një radhë me ata që nuk e duan Shqipërinë dhe përparimin e saj. Arratisja e tij nuk justifikohet as nga pozitat sociale, as nga pozitat letrare: ai me veprën e vet gëzonte autoritet në njerëzit, ishte anëtar i Akademisë së Shkencave, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, nënkryetar i Kryesisë së Frontit Demokratik e të tjera”, shkruhet midis të tjerave në këtë artikull që nënshkruhej “Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve e të Artistëve të Shqipërisë”.
Kryesia e Lidhjes vijon më tej në artikullin e saj të thotë se, me këtë akt shkrimtari e ndau veten dhe veprën e tij nga shkrimtarët dhe artistët e kohës.
“Me këtë akt i cili nuk nderko këdo që e kryen, Ismail kadare, e ndau veten nga shkrimtarët dhe artistët, në një kohë kur po kryhen procese të thella në demokratizimin  e shoqërisë shqiptare, kur Atdheu ka nevojë për fjalën dhe veprën e krijuesve të ndershëm”, mbyllet shkrimi disa radhësh, i gazetës “Drita”, kundë Ismail Kadaresë në fundvitin 1990.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY