Aksident tek Syri i Kaltër, humbin jetën baba e bijë

Aksident tek Syri i Kaltër, humbin jetën baba e bijë

84
0
Shares

Aksident tek Syri i Kaltër me pasojë një të vdekur e disa të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pasi një autobus i mbushur me nxënës, me targë DV3188A, me drejtues shtetasin R. Tefiku, banues ne Devoll, është përplasur me mjetin Volswagen me targë TP2627B me drejtues, shtetasin K. Braçi, vjeç 59, banues në Tepelenë, dhe për pasojë ky i fundit ka pësuar vdekje të menjëhershme. Pak orë më vonë ka humbur jetën edhe vajza e tij S. Braçi, vjeç 21 në spital ku ishte transportuar për shkak të gjendjes së rëndë.
Për shkak të fundjavës fluksi i lëvizjeve në drejtim të Sarandës dhe zonave turistike të kësaj bashkie është i shtuar. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY