Kryetari i opozitës Lulzim Basha i kërkoi sërish sot Kryeministrit Rama të japë dorëheqjen apo të largohet nga zyra-shtab krimi, sic e quajti ai. Deklaratën e tij e bëri edhe në prezencën e senatorit italian i cili më pas mbajti një fjalë përpara protestuesve të opozitës.
I shoqëruar nga artistë dhe pedagogë, Basha siguroi se Shqipëria nuk do të rrëshqasë drejt destabilizimit. “Ne kemi hedhur themelet e Shqipërisë së vërtetë europiane, kauza e zgjedheve të lira e të ndershme na ka bashkuar, ne nuk do të bëjmë zgjedhje me paratë e drogës”, shprehu Basha.
Gjithashtu tha se Rama po kërcënon me destabilitet për të mbajtur pushtetin, por kauza e zgjedhjeve të lira do të vazhdojë. Basha i bëri me dije që të mos përmendë 97 pasi lëvizja e PD, është një lëvizje europiane.
“Turpi i Shqipërisë kërcënon se do të bëjë zgjedhje me krim ose ndryshe do të ketë destabilitet. O i pafytyrë, kujt i kujton ’97? Kërcënimet e tua s’pinë më ujë, hiq dorë. Shqipëria nuk do të bëjë zgjedhje me krimin. Vendimi është marrë ti do shporresh dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme . Këtu do jemi gjithnjë e më shume derisa të largohet qeveria e krimit. Dita po vjen”, ka perfunduar kreu i opozitës z.Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/