Militantë të PS-së provokojnë me flamujt e Rilindjes takimin e Grida Dumës

Militantë të PS-së provokojnë me flamujt e Rilindjes takimin e Grida Dumës

47
0
Shares

Zyrtarisht ende fushata elektorale për zgjedhjet lokale nuk ka nisur, por kjo nuk pengon që në takimet e kandidatëve, militantët të provokojnë takimet e kundërshtarëve politikë.
Incidenti i parë është regjistruar në Shkozet sot pasdite, në takimin e kandidates së Bashkisë së Durrësit, Grida Duma.
Disa militantë me flamuj të PS-së kanë ndërhyrë me një automjet, gjatë takimit që kandidatja e PD-së po zhvillonte me qytetarë në zonën e Shkozetit.
Provokimi është pasuar edhe me konfrotime fizike midis palëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë së Durrësit, por pa mundur të ndalojnë provokatorët, ndërsa kanë mbajtur shënim targën e automjetit me të cilin lëviznin ata. Ndërkohë, mësohet se janë marrë në pyetje qytetarë që ndodheshin në vendngjarje dhe përfaqësues të PD-së.
Kandidatja e PD-së, për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, i ka quajtur provokime të rënda dhe si pjesë të frikës së kandidatit rival të PS-së, Vangjush Dako, ndërhyrjet në takimet që ajo ka pasur me banorët e Shkozetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY