Enkelejd Alibeaj, staf me 17 grupe pune për projektin e Fierit

Enkelejd Alibeaj, staf me 17 grupe pune për projektin e Fierit

83
0
Shares

Enkelejd Alibeaj, kandidati i PD-së për bashkinë e Fierit deklaroi se kërkonte që votuesit fierakë të mos bënin zgjedhje prej mllefi, por të bëjnë zgjedhjen e duhur. Këtë dua nga qytetarët. “Kam hyrë në garë për PD dhe sigurisht për te fituar Fierin, pasi janë dy komponentë që nuk mund të ndahen”, tha ai. Duke folur në emisionin “tet a tet” të A1 report, Alibeaj tha se ka pasur nga e djathta një lloj miti që në Fier është e vështirë dhe kjo kishte sjellë në zgjedhje të tjera një lloj stepie për ta tentuar seriozisht nje garë dinjitoze. Ndërsa e majta ka pasur të kundërtën pasi ka pasur gjithmonë një mbështetje të madhe, ama rezultati është zerom tha ai.
Kandidati demokrat nuk hezitoi të thoshte se qytetarët kanë zemëratë ndaj qeverisjes aktuale, por edhe nga PD ankesat kanë gjurmë të freskëta.
Duke folur për alternativën e tij ai tha se stafi i tij është staf pune plot me profesionistë i strukturuar në 17 grupe, të cilat janë duke punuar secila për fokuset që do të bëjnë pjesë në programin si bujqësia, urbanistika, nafta e shumë të tjera.
Zgjedhjet në Fier janë kanë tërhequr vëmëndje të madhe në të gjithë vendin për shkak të një kandidati të fortë të së djathtës në këtë bashki dhe sjelljes tradicionale të Fierit që ka votuar kryesisht të majtën. Edhe pse e djathta dhe e majta atje nuk kanë qënë në ekuilibër askush nuk mund ta flasë aktualisht për rezultatin. Votuesit vitet e fundit kanë treguar se ngrihen mbi traditën e bastioneve. Kështu ndodhi në Shkodër më 2013, një zonë e djathtë, ku Partia Socilaiste mori dyfishin e votave që kishte marrë në votimet e mëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY