Rama përjashton drejtorët nga gara për këshillin bashkiak, kërkon kandidatë aktivë për...

Rama përjashton drejtorët nga gara për këshillin bashkiak, kërkon kandidatë aktivë për fushatën e Veliajt në Tiranë

159
0
Shares

Partia Socialiste nuk do të përfshijë në listat e saj as një drejtues të nivelit të lartë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa ligji zgjedhor përjashton punonjësit e administratës publike që kanë statusin e nëpunësit civil.
Gjatë një takimi që ka zhvilluar me deputetët e Tiranës dhe ministrat e tij, Kryeministri Edi Rama ka diskutuar për profilin që duhet të ketë kandidati i PS-¬së për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Duke e cilësuar si një miniparlament, Rama ka kërkuar që kandidatët të kenë profil të lartë publik dhe profesional, ndërsa duhet të jetë dhe brenda fushës së problematikës të pushtetit vendor.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak, sipas Kryeministrit Rama, duhet të jenë aktivë në fushat e tyre, por dhe në fushatën zgjedhore për kryetarin e bashkisë, në zonën që do të caktohen. Propozimet është thënë s e do të bëhen nga asamble të socialiste të njësive vendore, minibashkitë dhe komunat, në mënyrë të tillë që çdo njësi të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY