Posteri i Velisë, asnjë shenjë e Tiranës pas vitit ‘90

Posteri i Velisë, asnjë shenjë e Tiranës pas vitit ‘90

77
0
Shares

Posteri i kandidatit socialist për Tiranën, Erion Veliaj ka bërë një ndarje si me thikë me kryeqytetin e pas viteve 90. Elementët e tij përvec ngjyrës së vonë të socialistëve të Rilindjes, kanë ndërtesat e xhamisë, të Bashkisë, Pallatin e Kulturës dhe Universitetin e Tiranës. Në pamje të parë të lidh menjëherë me banderolat e 1 majit të periudhës së komunizmit. Natyrisht që duhet përjashtuar cilësia e figurës. Veliaj ka fshirë gjithcka nga Tirana e 25 viteve të fundit, cfarëdo lloj transfomimi apo lidhje mes të dy kohëve. Gati gjysma e kësja periudhe i përket drejtimit të Tiranës nga Edi Rama, i cili mban për model qeverisjeje atë që ka bërë ai me kryqytetin. Pavarësisht se nuk ka konsensus për suksesin e tij në drejtimin e kryeqytetit, një gjë nuk mund të lihet mënjanë. Rama projektoi një Tiranë të përshtatshme për metropolin, ku vend të vecantë zë projekti i qendrës së Tiranës me disa kulla, pedonalja, rikthimi i bulevardit, etj. Natyrisht që e kishte të vështirë të gjente dicka nga Kelmendi apo Brojka. Ndonjë shenjë të Bashës e ka të ndaluar. Por një shenjë nga Rama duhej ta kishte në poster. Është e vështirë të përfshish në një poster gjithcka por ama është po aq e vështirë të lësh jashtë shumëcka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY